Albspirit

Media/News/Publishing

21 vjeçarja: Virgjërinë e ruaj për bashkëshortin tim

“Ndonjëherë, më duket aq qesharak fakti që po e ruaj virgjërinë për natën e parë të martesës, sa s’më besohet që po e bëj. Prindërit e mi nuk janë të krishterë, kështu që nuk jam ndikuar nga ata. Gjithashtu, nuk besoj se seksi do të më bëjë të pistë, të papastër apo më të pakët në sytë e Zotit. E mora këtë vendim kur isha 18 vjeçe sepse besoj se seksi jashtë martese është mëkat. Besoj se Zoti na e dha martesën për të përjetuar dashurinë e Krishtit dhe ndjekësve të tij. Përfundimisht, kur mëkatoj, largohem nga Zoti. Gjatë gjithë jetës sime, periudhat kur kam qenë pranë Zotit, kanë qenë periudhat kur lulëzoja dhe ndihesha në paqe. Nuk po them që s’jam tunduar. Nuk jam shenjtore, thjesht një studente tipike që është puthur tek-tuk nën turbullimin e alkoolit. Një herë, një djalë me të cilin s’doja t’i çoja gjërat më tej më përplasi kokën pas murit, sepse i thashë mjaft. Një herë tjetër, m’u desh t’i hiqja duart njërit që insistonte të më prekte aty ku s’doja. Nuk dua të jem pjesë e një kulture që e trajton seksin me aq shpërfillje, sa i ka bërë ca njerëz të mendojnë se e meritojnë. Kam lexuar gjithë kritikat feministe dhe mësimet e kishës mbi seksin. E di që do të jetë i dhimbshëm dhe miqtë që më flasin për përputhshmërinë seksuale më shqetësojnë. E di që edhe mund të mos martohem fare. Por besimi im në Zot më jep kaq shumë gëzim dhe qëllim në jetë, sa besoj se duhet të ndikojë në mënyrën si e jetoj jetën. Kjo përfshin dhe jetën time seksuale.”/Revista Anabel

Please follow and like us: