Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasada Amerikane në Tiranë nuk u dha viza 170 zyrtarëve shqiptarë të korruptuar

Zyra e shtypit në ambasadën e SHBA në Tiranë konfirmoi sot se u ka refuzuar vizën 170 nëpunësve të lartë e po ashtu edhe ish zyrtarëve, së bashku me familjet e tyre. “Që nga revokimi i vizave të disa gjyqtarëve dhe prokurorëve në janar të 2017, ambasada u ka mohuar vizat edhe më shumë se 170 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve, bashkë me familjet e tyre. Pozicioni i ambasadës së ShBA për t’ju mohuar hyrjen në ShBA zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të korruptuar mbetet i pandryshueshëm”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit. Selia diplomatike vë në dukje se refuzimi i vizave për në Amerikë ka ardhur për shkak se në zyrat e tyre kanë shkuar informacione se këta zyrtarë kanë abuzuar me pushtetin ose janë përfshirë në akte të korrupsionit. “Ambasada e SHBA ka vepruar bazuar në informacionet që tregojnë se një person është i papranueshëm në Shtetet e Bashkuara dhe do të vazhdojë të përdorë autoritetin e vet për të çuar përpara përpjekjet anti-korrupsion në Shqipëri. Ambasada e ShBA i merr shumë seriozisht pretendimet për korrupsion dhe do të vazhdojë të shqyrtojë vizat dhe aplikimet për vizë të zyrtarëve publik me kontrolle shtesë”, vazhdon njoftimi. Pak kohë më parë, në parlament kryeministri Rama tha se Berishës i është refuzuar viza për në SHBA, kurse opozita shprehet se SHBA nuk do Ramën. Akuzat mes palëve janë reciproke.

Please follow and like us: