Duka zgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s
Kongresi i 43-të i UEFA-s, i mbledhur sot në Romë, ka vendosur që Armand Duka të jetë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të këtij institucioni për katërvjeçarin e ardhshëm.
Duka kandidonte kundër 8 kundërshtarëve për 7 vende në Komitetin Ekzekutiv, pasi Boranbajev i Kazakistanit kishte vendosur që të tërhiqte kandidaturën e tij një ditë para Kongresit.
Numri 1 i FSHF-së ishte edhe emri i parë që shkoi në kutinë e votimit për të hedhur votën, ashtu siç bënë me radhë edhe të gjithë presidentët e Federatave.
Në fund, Komisioni i UEFA-s për numërimin, ku ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm, Theodor Theodoridis, numëroi votat nga të cilat rezultoi se Duka fitoi mes 7 kandidatëve me 36 votat që siguroi nga këto zgjedhje.
VOTAT
49 Shandor Csanai – Hungari
47 Luis Rubiales – Spanjë
47 Davor Shuker – Kroaci
45 Fernando Gomes – Portugali
40 Jesper Mëler Kristensen – Danimarkë
36 Armand Duka – Shqipëri
27 Andri Pavelko – Ukrainë
—
Elvedin Begiç – Bosnjë Hercegovinë
Borislav Mihajlov – Bullgari