Kuvendi ka parashikuar të votojë për zgjedhjen e 3 anëtarëve të rinj të Këshillit Drejtues të RadioTelevizionit Publik Shqiptar. Tre anëtarët do të votohen për një mandat 5 vjeçar. Referuar projekt vendimit, tre anëtarët e propozuar janë Besnik Mustafaj, Helidon Haliti dhe Edmond Tullumani.