Albspirit

Media/News/Publishing

Londinezët masakrojnë varrin e shokut Karl Marks

Persona ende të paidentifikuar kanë vandalizuar varrin e filozofit gjerman, autorin e Kapitalit të famshëm e Manifestit Komunist, Karl Marks (1818-83), ndodhur në varrezat Highgate në veri të Londrës. Sipas administratorëve të varrezës, është goditur me sende të forta pjesa më e ndjeshme e varrit, një pllakë mermeri ku është gdhendur emri tij. Sipas Ian Dungavell, kreu i kompanisë që kujdeset për varrezën e njohur londineze, dëmi u konstatua të hënën. “Objektivi është emri i Karl Marksit. Nuk është fjala për një pllakë të vandalizuar, por për një sulm me shënjestër Karl Marksin”, tha Dungavell. Karl Marks është një nga më të famshëm të varrosur në kompeksin e heshtur Highgate. Ironia historike është se për të vizituar vendprehjen e autorit të Manifestit të Partisë Komuniste, siç ndodh zakonisht në këto varreza, duhet të paguhet një biletë, pra një sipas një ligjësie kapitaliste. Karl Marks u zhvendos në Londër në vitin 1849, ku ai jetoi deri në vdekjen e tij në vitin 1883. Filozof gjerman dhe teoricieni i komunizmit u varros për herë të parë pranë varrit të gruas së tij, në një rrugicë të vogël, por në vitin 1956, Partia Komuniste Britanike e zhvendosi në një vend të dukshmë, duke i vënë dhe një pllakatë të madhe. “Proletarë të të gjithë vendeve bashkohuni”, shkruhet në pllakat dhe kjo nuk është hera e parë që ai dëmtohet. Në vitin 1970, një shpërthim bombe e improvizuar shqeu një një pjesë të fytyrës Marksit në pllakat, ndërsa dhe varr u shkruajtën mbishkrime naziste.

Please follow and like us: