Albspirit

Media/News/Publishing

Maqedonia/MPJ emëron tetë konsuj gjeneral, dy prej tyre shqiptarë

Ministria e punëve të jashtme po vazhdon me mbushjen e vendeve vakante të diplomatëve dhe përfaqësuesve të lartë diplomatic të vendit në mbarë botën.

Pas emërimit të dy grupeve të ambasadorëve në disa vende të cilat me vite kishin qenë pa ambasador, këtë herë vazhdojnë me emërimin edhe të disa konsujve gjeneral nëpër disa konsullata gjenerale nëpër botë me të cilat përfaqësohet Maqedonia, shkruan Zhurnal.mk

Kështu, Agjencia e lajmeve Zhurnal ekskluzivisht mëson se me propozim të partnerëve të kualicionit qeveritar, janë emëruar edhe tetë konsuj gjeneral edhe atë Aktan Ago në Stamboll, Minhen, Selanik, Chikago, Detroid, Nju Jork, Stojan Vitanov në Venecia, Torronto, ku dy prej tyre janë shqiptarë. Konsullata e përgjithshme në Chikago të SHBA dhe ajo në Minhen të Gjermanisë pritet që të drejtohen nga shqiptarë, respektivisht Jakup Rexhepi në Chikago dhe Rexhep Demiri në Minhen.

Please follow and like us: