Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Mbi televizionet që ndërtojnë emisione me dosjen penale të vajzës së abuzuar

 

 

 

Personalisht nuk jam fare dakort me televizionet që po ndërtojnë emisione me dosjen penale të vajzës së abuzuar.

Nuk shërben për asgjë dhe nuk jep asnjë impakt edukues në publikun e gjerë, kushdo që e dëgjon këtë histori të trishtë, thjesht trishtohet edhe më shumë, nuk fiton asnjë aspekt pozitiv,  as ndërgjegjësues, as prindi që ka adoleshent në shkollë, por as adoleshentët që kanë dëgjuar gjithë këtë javë për bashkëmoshatarët e tyre dhe krimin që kanë kryer.

Shoqëri që kujtohemi për të bërë bujë vetem kur ndodhin gjëmat, se ky rast ishte gjëmë e madhe dhe për viktimën dhe për abuzuesit.

Por nuk kujtohemi t’i paraprijmë veseve të ulta që po lindin e zhvillohen dita-ditës dhe mediat më shumë se sensibilizim po bëjnë denigrim të shoqërisë.

Post Scriptum: Media në të cilën unë punoj, për fat të mirë edhe për ta postuar pjesë nga dosja penale e kësaj ngjarje në portalin Ora News u konsultuan me juristen.

Please follow and like us: