Albspirit

Media/News/Publishing

Albana Arifi: Burra me pushtet që dhunojnë!

Burra me pushtet, me forcë. Nga këtu fillon cdo gjë.

Një mësues, ardhmëria e së cilës është në duart e TIJ! Një polic, siguria e së cilës është në duart e TIJ!

Gjatë gjithë historisë së njerëzimit pushteti ka qenë në duart e burrave. Deri kur ma kështu?

Unë personalisht dua që ditëve të nxehta të verës të dal në rrugë me shorce dhe me bluzë pa më gjuajt askush fjalë e komente sikur të isha unë një objekt.

Unë dua të dal mbrëmjeve nëper klubet e natës dhe të knaqem me shoqet e mia sikur të gjithë djemtë, pa mendu se dikush do të më prekë në kofshë apo edhe në gjinjë.

Unë dua të shkoj në shkollë pa pasë nevojë që të dëgjoj se nuk ka edhe nevojë të shkoj pasi që e ardhmja ime varet nga burri im dhe ai do ta ketë barrën për mirëqenjen e familjes time.

Unë dua që të shkoj në punë pa u ndier e nënvlersuar vetem nga fakti që jam femër.

Këtë listë mundem ta zgjas pothuajse në pafundësi, edhe këtë e dinë të gjithë. Edhe ju burrat.

Kur po lexoj per këso raste nga vendi im i dashur, ndihem tepër e mërzitur dhe e shqetësuar për të ardhmen e vendit tim të zemrës.

Kisha pasë dëshirë me i pshty në fytyrë këta burra të fëlliqur.

Mos dhunoni! Ta marrë djalli, a është kaq vështirë?

*Albana është lojtare profesioniste, repezentuese e Kosovës dhe Suedisë në hendboll.

Please follow and like us: