Kastriot Islami: Pritshmëritë e publikut nga reforma në drejtësi
Askush s’ka qenë dhe s’mund të ishte kundër reformës në drejtësi. Askush, edhe nëse kishte ndërmend të ishte kundër nuk mundej praktikisht të pengonte reformën në drejtësi. Sidomos opozita, që në realitet me numrat që zotëronte nuk mund të bllokonte reformën dhe për më tepër ajo e dha të gjithë kontributin e saj kur miratoi me konsensus të gjithë ndryshimet kushtetuese, me të vetmen kërkesë që ato të ishin gjithëpërfshirëse dhe në respekt të rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Gjithcka tjetër, para dhe pas ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi, janë kryer në mënyrë të njëanshme nga Edi Rama që mban përgjegjësi për të gjitha mangësitë, mungesat, vonesat, cilësinë e dështimet eventuale të reformës në drejtësi. Loja me reformën në drejtësi është kryer nga Edi Rama me synimin për të vënë nën kontroll personal gjyqsorin, në realitet me objektivin e tij kryesor për ti shpëtuar ndëshkimit të bëmave e zullumeve të tij personale e të klientelës së tij dhe për ta përdorur drejtësinë e kapur për të bërë gjueti shtrigash.
+++
Reformën në drejtësi e ka mbështetur publikisht SHBA dhe BE e vecanërisht Gjermania. Synimi i tyre ka qënë i qartë, ngritja e një sistemi të drejtësisë të pavarur nga politika, profesional, funskional dhe me integritet. Objektivi i afërt do të ishte goditja dhe shkatërrimi i lidhjeve të shtetit apo qeverisë me korrupsionin, krimin dhe trafiqet, nisur edhe nga fakti që Shqipëria është vëndi tipik i korruptuar, ku kriminelët e trafikantët janë bërë njësh me qeverinë. Ekzistojnë edhe shumë pikëpyetje/dyshime të arsyeshme që disa segmente të caktuara të komunitetit ndërkombëtar, për qëllime të tyre, mund të kenë ndërhyrë për konceptimin e hartimin e kësaj reforme si dhe dhe gjatë kryerjes e zbatimit tëë saj, për të mbështetur Ramën për të vënë nën kontroll sistemin e drejtësisë?!
+++
Publiku shqiptar shtron disa pyetje/shqetësime:
- Si ka avancuar reforma në drejtësi?
- A e ka keqpërdorur Rama reformën në drejtësi për ta vënë nën kontroll gjyqsorin?
- A ka dështuar reforma në drejtësi?
- A është ajo në rrugë të mbarë?
- A do të japë rezultatet sipas objektivave të përcaktuar, sidomos nga ndërkombëtarët?
+++
Cdo përgjigje “shqiptare” ndaj këtyre pyetjeve/shqetësimeve do të ishte e paragjykuar… Do të ishte më realiste dhe efikase që përgjigjet e këtyre pyetjeve të formuloheshin përmes reagimeve të “personazheve” që janë larg interesave të politikës së ditës në Tiranë. Ose të vlerësoheshin disa nga ‘arritjet/mangësitë” e ndërmjetme:
- Së pari, këtyre pyetjeje i janë përgjigjur më mirë se kushdo disa senatorë amerikanë, media amerikane dhe organizata konservatore e djathtë Judicial Ëatch. Ata kanë ngritur shqetësimin se “janë keqpërdorur paratë e taksapaguesve amerikanë për të “ndihmuar Edi Ramën të vijë në pushtet” por edhe të “vendosë nën kontroll politik sistemin e drejtësisë përmes reformës zgjedhore” dhe për të “përdorur gjyqsorin kundër kundërshtarëve politikë” dhe “për të mbajtur pushtetin”.
- Së dyti, shqiptarët janë dështimtarë se për shkak të mënyrës sesi është kryer e zbatuar reforma në drejtësi, vëndi është pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë. Se Prokurorja e Përgjithshme e emëruar si e përkohshme, prej më shumë se një viti po sillet si prokurore e përhershme duke larguar prokurorë që kishin në dorë dosje të rëndësishme dhe ka emëruar prokurorë që po lirojnë kriminelë e trafikantë të lidhur me qeveritarët, që po mbyllin dosjet e kultivimit të kanabisit dhe të trafiqeve të drogës, nuk po godasin kurrupsionin e nivelit të lartë të lidhur me qeverinë dhe po lirojnë deputetë e zyrtarë të lartë të lidhur me qeverinë, madje edhe kur dosjet e tyre janë plot me fakte e prova nga partnerët ndërkombëtarë.
+++
Nisur nga këto vlerësime arrihet në përfundimin se: Rama nga frika e ndëshkimit të tij personal dhe të klientelës së tij të ngushtë, pra të ministrave të korruptuar e të inkriminuar apo të klaneve mafioze në shërbim të tij, e ka keqpërdorur reformën e drejtësisë, me ndihmën edhe të ndonjë zyrtari të lartë apo përfaqsuesi ndërkombëtarë të komprometuar, për të paralizuar përkohësisht sistemin e drejtësisë apo për ta vënë atë më tej nën kontroll politik e personal. Këto fakte tregojnë qartë se reforma në drejtësi deri më sot nuk ja ka mundur të arrijë synimet e vendosura, ndërkohë që Rama duke më pranë realizimit të synimit të tij personal për të paralizuar gjyqsorin apo edhe për të vënë nën kontrollin disa segmente të tij.
+++
Qytetarët masivisht presin me padurim ndëshkimin e politikanëve të korruptuar dhe shkatërrimin e lidhjeve të kriminelëve e të trafikanëtëve me politikanët; dhe këtë e presin nga gjyqsori i reformuar. Prandaj qytetarët me padurim presin të shikojnë se cfarë do të ndodhë me ngritjen dhe më tej me funksionimin e SPAK dhe BKH ku paraprakisht mendohet se roli dhe ndikimi i ndërkombëtarëve është më i fuqishëm e më direkt. Ndonëse deri më sot ata kanë perceptimin se pastrimi/vetingu gjyqtarëve dhe prokurorëve aktualë është kontrolluar në pjesën më të madhe nga Rama. Ndonëse kjo i shtyn të mendojnë se ata që do të emërohen në SPAK e BKH me shumë gjasa do të jenë nën kontrollin e Ramës, ata kanë një shpresë të vogël që ndërkombëtarët kanë qënë të ndërgjegjshëm për këtë gjë dhe kanë marrë të gjitha masat që prokurorët dhe gjykatësit e SPAK e BKH do të jenë të pavarur nga politika dhe do të realizohen synimet e vendosura në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe lidhjeve të politikës me politikën”./syri.net/