Ylli Manjani: Në përplasjen për Kosovën, jemi me SHBA apo me Europën?
Debati mbi kufinjtë e Kosovës dhe jo vetëm, në të cilin gjendemi këto kohë, vjen në fakt si përplasje e fortë SHBA-Europë.
Në këtë përplasje madhore interesash ne nuk llogaritemi, por thjesht përdoremi si efekt kolateral.
Pyetja në të vërtetë nuk është a do i ndryshojme apo jo neve kufinjtë?! As se cili është teksti i marrëveshjes X apo Y?
Pyetja për ne është me kë jemi në këtë përplasje: me SHBA apo me Europën (Gjermaninë)?
Me të dy krahët qartësisht është e pamundur të jesh.
Në Europë jetojmë, levizim lirisht dhe kemi volumin tregëtar më të madh.
Në SHBA kërkojmë liri, ushtri e mbështetje politike sa herë jemi në hall, megjithse nuk shkojmë dot pa viza dhe se volumi tregëtar me Amerikën është thuajse i paperfillshëm.
Personalisht mbetem Europian në çdo rrethanë e çdo situatë!