Albspirit

Media/News/Publishing

Kapet në flagrancë nënkryetari i komunës 60 vjeç që ngacmon seksualisht 15 vjeçaren

“Ethet” e abuzimit seksual me të mitura kanë kapluar të gjithë Ballkanin, pasi edhe në Serbi ka shpërthyer skandali, pasi nënkryetari i një komune ka ngacmuar seksualisht një minorene. Mediat serbe shkruajnë se nënkryetari i Komunës Boro, Branko Peric rrezikon tre vite burg pasi autoritetet serbe kanë ngritur një padi ndaj tij nën dyshimet për ngacmime seksuale të rënda. Në rrjetet sociale janë publikuar edhe disa foto, ku shihet zyrtari i kësaj komune që puthet me një 15-vjeçare dhe e përqafon e prek atë në vende intime. ‘Novosti’ shkruan se nënkryetari i komunës është 60-vjeç dhe për këtë rast ka dhënë edhe dëshminë e tij para Prokurorisë në Serbi. Ai ka thënë se fotot janë realizuar me dëshirë dhe pa forcë.

Please follow and like us: