Albspirit

Media/News/Publishing

Gati 100 martesa fëmijësh në një provincë iraniane që nga maji

Të paktën 98 martesa fëmijësh janë regjistruar në një provincë iraniane gjatë nëntë muajve të fundit, sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës së Mirëqenies në Ilam.

Zahra Hemmati ka thënë për agjensinë shtetërore të lajmeve IRNA të martën se 98 fëmijë nën moshën 15 – 94 vajza dhe katër djem – janë martuar në provincën Ilam që nga maji 2018.

Kjo shifër nuk llogarit fëmijët e moshave ndërmjet 15 dhe 18 vjeç apo martesat që nuk janë regjistruar zyrtarisht, që do të thotë se situata mund të jetë shumë më e keqe. Dhe kjo është vetëm për një provincë.

Në janar, pasi Komiteti Gjyqësor i Parlamentit Iranian e refuzoi propozimin për ta rritur moshën e martesës së vajzave deri në 15 vjeç, Parvaneh Salahshouri, kryetarja e grupit të grave në parlamentin e regjimit, tha se 6% e të gjitha vajzave iraniane martohen nga mosha 10 deri në 14.

Aktualisht, mosha ligjore e martesës për vajzat në Iran është 13. Sipas zyrtarëve dhe ekspertëve të regjimit, rreth 180,000 martesa fëmijësh bëhen çdo vit. Kjo është afërsisht 24% e të gjitha martesave. Një ekspert ka thënë se 41,000 martesa përfshijnë një fëmijë nën moshën 15 vjeç. Ka gjithashtu 24,000 të veja nën moshën 18, nga të cilat 15,000 janë nën 15 vjeç.

Në vitin 2017, të paktën 37,000 vajza iraniane të moshës 10-14 vjeç u regjistruan si të martuara dhe 17% e të gjitha vajzave në Iran u martuan para moshës 18 vjeç. Kjo nuk përfshin “martesat e përkohshme”, të cilat janë një problem në rritje në Iran.

Gjatë dhjetë viteve të shkuara, pothuajse 400,000 vajza nën moshën 15 vjeç janë detyruar të martohen në Iran.

Vlen të përmendet se martesat e fëmijëve janë të ndaluara nën Konventën e OKB-së mbi të Drejtat e Fëmijës, Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, Konventën mbi Eliminimin e Diskriminimit Kundër Grave, dhe nën Konventën mbi Pëlqimin për Martesë, Moshën Minimale për Martesë, dhe Regjistrimin e Martesës. Është një formë abuzimi ndaj fëmijëve dhe, për vajzat, konsiderohet si akt dhune ndaj grave.

Fëmijët që i nënshtrohen kësaj praktike, shumica vajza, shpesh vuajnë nga trauma të rënda mendore, fizike dhe psikologjike si pasojë, por kjo gjë është legalizuar nga Regjimi Iranian. Është nxitur madje nga media shtetërore iraniane, rishtazi me nxjerrjen e një seriali televiziv i cili është dënuar fort nga iranianët në mediat sociale duke përdorur hashtag-un në gjuhën Farsi “jo martesave të fëmijëve”.

Please follow and like us: