Gjonaj: Reduktimi i dënimit të Dajtit, shkelje e rëndë e standardeve profesionale
Vendimi i Apelit për të lehtësuar masën e dënimit të Dritan Dajtit, nga burgim i përjetshëm, në 25 vite burg, ka shkaktuar reagime të forta në mbarë opinionin në Shqipëri.
Kjo e fundit e cilësoi si të paprecedentë vendimmarrjen e gjykatës, duke thënë se gjyqtarët kanë shkelur të gjitha standardet profesionale.
“Ulja e dënimit të Dritan Dajtit është një rast i paprecedentë vendimmarrjeje, që vjen në kundërshti të plotë me standardet profesionale. Ministria e Drejtësisë u bën thirrje Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar, që të kenë parasysh këto vendime që lirojnë bandat dhe të marrin masat ndaj gjyqtarëve respektivë. Ne gjithashtu mbështesim plotësisht Prokurorinë e përgjithshme, në qëndrimin e saj për të ankimuar reduktimin e dënimit të Dritan Dajtit”, tha ministrja Gjonaj.
Dritan Dajti ishte dënuar me burgim të përjetshëm pasi në vitin 2009 qëlloi për vdekje 4 oficerë policie, të angazhuar për të arrestuar atë. Megjithatë një gjykatë apeli vendosi të reduktojë në 25 vite dënimin e tij, duke marrë parasysh faktin që u procedua me gjykim të shkurtuar.