Iranianët Protestojnë në Paris për një Iran të Lirë
Në 40-vjetorin e revolucionit iranian kundër Regjimit të Shahut, iranianë mbështetës të grupit kryesor opozitar, Muxhahedin, MEK, zhilluan demonstratë në Paris.
Disa kryetarë distriktesh të Parisit dhe personalitete të të drejtave njerëzore folën në këtë tubim.
Alejo Vidal-Quadras, ish Zëvendës President i Parlamentit Europian dhe President aktual i komitetit ndërkombëtar Në Kërkim të Drejtësisë (ISJ), tha në këtë tubim të Parisit për një Iran të lirë: “I bëj thirrje BE-së që të ndërmarrë një përqasje të ashpër ndaj këtij regjimi teokratik e terrorist i cili nuk ka të ardhme.”
“BE duhet t’i japë fund politikave të paqësimit dhe të mbrojë opozitën iraniane MEK në vend të mullahëve. Paqësimi vetëm sa i trimëron mullahët për të kryer më shumë krime në Iran dhe më shumë terrorizëm në Europë,” tha Dr. Vidal-Quadras.
“BE duhet ta vendosë të gjithë Ministrinë iraniane të Inteligjencës dhe Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në listën e zezë të terrorizmit,” u tha protestuesve ish zëvendës presidenti i Parlamentit Europian, duke shtuar, “Kam realisht shumë shpresë dhe besim se viti 2019 mund të jetë viti që mullahët do të përmbysen!”
Gilbert Mitterrand, President i France Libertés dhe djali i ish-Presidentit francez, tha: “40 vite torturë, ekzekutim dhe masakër kundër një populli që po vuan për të jetuar më mirë në një demokraci” duhet të marrin fund. “Ne duam një ndryshim të pushtetit nga mullahët në demokraci. Kjo alternativë është e mundshme, ekziston, është këtu. Rroftë Irani demokratik,” tha Mitterrand.
Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e rezistencës iraniane i foli turmës përmes një mesazhi me video, ku bënte thirrje për një ndryshim regjimi nga populli iranian.
Jean-François Legaret, kryetar i Distriktit të Parë të Parisit, i tha turmës: “40 vite pas diktaturës së Shahut, në pushtet qëndron një regjim tjetër jo-legjitim.”
“Një nga diplomatët e tij u arrestua në vitin 2018 me akuzën e komplotimit për terrorizëm në Europë,” tha kryebashkiaku Legaret, duke iu referuar Assadollah Assadi-t i cili ua dha personalisht eksplozivët e fuqishëm dy terroristëve për të bombarduar MEK-ët gjatë tubimit të përvitshëm ‘Irani i Lirë’ në Paris verën e shkuar.
Bashkimi Europian vendosi më 8 janar 2019 të përfshinte një degë të Ministrisë iraniane të Inteligjencës në listën e grupeve terroriste. Ky vendim erdhi si rezultat i rolit të regjimit në sulmin e parandaluar mbi Mujahedin-e Khalq (MEK) gjatë tubimit ‘Irani i Lirë’ më 30 qershor 2018.
“Ky regjim duhet të zëvendësohet nga një qeveri demokratike e drejtuar nga Rezistenca Iraniane. Rroftë Rezistenca Iraniane,” shtoi kryebashkiaku Jean-François Legaret.