49 emra, lista e regjimit në verën ’90-të: Kush u fut në ambasada nga Artet dhe Kultura
Në valën e hapjes së ambasadave, në verën e vitit 1990, i gjithë regjimi ishte vënë në alarm për të zbuluar se kush kishte hyrë në përfaqësitë e huaja në Tiranë, me synimin për t’u larguar nga Shqipëria. Nga Komiteti Qendror i PPSH-së iu ishte shpërndarë një urdhër gjithë institucioneve shtetërore për të bërë një skaner e për të hartuar listat e të larguarve. Në këtë valë aksioni, edhe në institucionet e Kulturës dhe Arteve ishte bërë një kërkim i hollësishëm ku ishin hartuar listat me “guximtarët”, apo ndryshe tradhëtarët e atdheut. Drejtori i Kuadrit në Komitetin e Kulturës dhe Arteve, Gjik Kurtiqi, ishte njeriu që përgatiste këtë listë duke vënë në skaner gjithë institucionet vartëse të kulturës dhe arteve të asaj kohe.
Ja informacioni i përgatitur për Komitetin Qendror:
Informacion
Sipas porosisë së dhënë verifikuam edhe një herë gjendjen në institucionet, ndërmarrjet e sistemit të kulturës dhe të arteve. Nga verifikimi del se janë futur në ambasadat e huaja 49 punëtorë e nëpunës, katër prej të cilëve me gjithë familjet e tyre.
TOB, dy vetë
- Marketin Kola, korist me arsim të mesëm
- Armand Aga, elektriçist me arsim të mesëm.
Cirku: 5 vetë, të pestë akrobatë
- Artur Paskali
- Shpend Kurti
- Arjan Stoja
- Edmond Garuli
- Silvana Dibra
Instituti i Monumenteve, 4 vetë
- Avni Delvina, skicograf, me arsim të mesëm
- Servet Frashëri, mekanik
- Ilir Baze, mekanik
- Skënder Ibro, punëtor
Kinostudio, 4 vetë
- Diana Hoxha, piktore, me arsim të mesëm
- Armand Xhuli, as/regjisor
- Shpëtim Manxhelaku, shef furnizimi
- Ilir Demalia, magazinier
Teatri Popullor, 1 vetë
- Gjergj Gjika, aktor
Teatri i Kukullave, 1 vetë
- Eva Pëllumbu, aktore, me gjithë vajzën
Kombinati Poligrafik, 31 vetë
- Osman Terazini, punëtor
- Luan Arapi, punëtor
- Ilir Halo, punëtor
- Ilir Koto, punëtor
- Luiza Plaku, punëtor
- Bashkim Hoxha, punëtor
- Faik Duro
- Alma Jegeni
- Avni Aliko, korrektor
- Afërdita Kuke, korrektore, me arsim të lartë
- Arben Sala, punëtor
- Hektor Hodoraj, punëtor
- Genc Gjoka, punëtor
- Skënder Vulka
- Skënder Shurdha
- Lindita Gjeloshi
- Eduart Gjora
- Nexhmije Thëllënxa
Shtypshkronja “Mihal Duri”
- Alfred Luka, punëtor, me gjithë familje
- Sotiraq Capi, Punëtor, me gjithë familje
- Bujar Dushku, punëtor
- Hektor Boga
- Dashamir Koçi
- Afërdita Reçi
- Emilian Holi
- Elmas Rada, me familje
Shtypshkronja “8 Nëntori”
- Ilir Muça
Dispencat
- Ilir Preza
Drejtoria Qendrore e Poligrafisë
- Ramadan Dushku
Shtypshkronja “Bashkimi”
- Agron Bici
Ndërmarrja e Librit
- Robert Maçi, shofer
Shtëpia qendrore e krijimtarisë Popullore
- Sokol Çelia, shofer
Siç mund të vihet re, emri më i njohur është Armand Xhuli, nga ish-Kinostudio, i cili ka punuar si asistent regjisor në vitet ’80-të. Xhuli, një ndër personazhet e njohur të jetës bulevardeske tiranase, jetoi për shumë vite në Itali, për t’u kthyer më pas sërish në Tiranë ku vijon të jetojë dhe çuditërisht i padashuruar me emigracionin.