Alesia Peleshi: Vërini djemve një dryn te pantallonat!
Në një mesazh publikuar në rrjetet sociale, Alesia Peleshi dënon aktet dhe jep një mesazh për shoqërinë, prindërit, viktimat e këtyre ngjarjeve dhe meshkujt. Alesia shkruan:
Edukoni djemtë që të kenë respekt për të gjitha femrat jo vetëm për nënat, motrat apo kurshërirat e tyre. Dhe edukoni veten tuaj për të kuptuar që kur bëhet fjalë për mirëqenien fizike dhe psikologjike të një fëmije, nuk ka ‘turp nga çdo thonë njerëzia’. Denonconi në kohë. Ju viktima të ngacmimit seksual mos bini pre e shantazhit dhe manipulimit dhe mos heshtni. Jeni më të fuqishme nga sa mendoni.
Meshkuj që nuk edukoni dot hormonet tuaja të çrregullta, vërini ndonjë dryn zinxhirit të pantallonave.
Please follow and like us: