Albspirit

Media/News/Publishing

Eva Idrizllari: Përsëri vrasje në mjedisin shqiptar

 

#Ditar ✍ Përsëri vrasje në mjedisin shqiptar. Viktima një #grua, nënë dhe krijesë humane. Pikëllimi ka marrë trajtën e shiut në Shqipëri.

Kryesisht dhuna, keqtrajtimet, vrasjet, janë produkt botëkuptimi dhe i mentalitetit patriarkal të asaj pjese të shoqërisë që, nuk janë shkëputur prej saj duke e konsideruar tradicionale. Kjo është e dhimbshme, pasi shoqëria është kapur në dy ekstremet: në një anë funksionon e mbyllur, e ndrydhur, zakonore, e varur nga opinioni. Në anën tjetër funksionon duke e deformuar konceptin e lirisë, duke e ngatërruar lirinë me lejen për të bërë cdo gjë, duke shkatërruar vlerat njerëzore. Shoqëria e shëndoshë duhet të ndahet nga këto dy ekstreme dhe duhet të luftojë fort në ndërgjegjësimin, emancipimin dhe në demokratizimin e marëdhënieve njerëzore. Nëse marëdhëniet në një shoqëri nuk përparojnë mbi normat, respektin, të drejtat dhe detyrimet, atëhere gjithçka njerëzore është e prirur të degjenerojë.

Please follow and like us: