Albspirit

Media/News/Publishing

Mbretëresha e prostitucionit: Ju tregoj politikanët e majtë dhe të djathtë shqiptarë që frekuentojnë klubet e natës

Bardhyl Berberi

Rrëfen për mediat, ish-studentja e Beogradit, sot mbretëresha e prostitucionit ballkanik. Shqiptarët i njoh mirë dhe çdo fillim viti punën e nis me ta, nga Shën Naumi, Ohri dhe Mali i Zi. Qëndrimi i policisë, email-et, emrat dhe telefonatat me politikanët, deputetë, biznesmenët dhe VIP-at me emër. Shqiptarët
janë më dorëlëshuar se kroatët, serbët dhe maqedonasit, kanë para të madhe dhe kanë blerë jahte dhe shtëpi luksoze. Ja rrëfimi i plotë.

Mikun tim gazetar Mile Smiljeski e takova tek sheshi i trageteve në Ohër. Uruam njëri tjetrin dhe më thotë, po deshe prit pak këtu tek tragetet që kthehen nga Shën Naumi të njohësh një nga “Mbretëreshat” e prostitucionit në gjithë Ballkanin, pasi tek ajo shkojnë dhe shumë politikanë dhe bosë shqiptarë. Nuk kaluan as 10 minuta dhe në mol mbërriti trageti. Bashkë më Smiljeskin po prisnim që ajo të dilte nga trageti. Filloj të boshatiset trageti “Aleksandria” dhe në fund fare nën shoqërinë e dy bodigardëve që e shoqëronin, ajo doli. Ishte një grua rreth 39 vjeçe.

-Ja, tha Smiljeski që e njihte mirë, kjo është Zeljka Rolovic, prostituta numër një në Ballkan.

Një grua me një trup mesatar dhe sy të kaltër në shoqërinë e dy bodigardëve po ecte drejt platesë që të çonte në breg të liqenit. Gazetari maqedonas Smiljeski  iu drejtua.

– Madam Seljaka (është emri që përdoret si pseudonim) si e kaluat në Shën Naum?

-Mrekulli vij këtu çdo fillim viti dhe  më shkon mbarë. Shën Naumi është vend shumë i shenjtë dhe unë aty ndjej një pastërti shpirtërore.

– Më vjen mirë që ju shoh në Ohër, pasi para disa kohësh kam lexuar një lajm që jeni arrestuar nga
policia serbe nën akuzën si Mbretëreshë e prostitucionit për gjithë Ballkanin…

– Ah, policia- psherëtiu ajo-një avaz ka, të arreston, të merr dëshmitë dhe numrat e telefonit dhe email-et e këtyre zyrtarëve të lartë dhe bosëve nga gjithë Ballkani, merr dhe ndonjë “dhuratë”. Dhe të lënë të lirë…të vazhdosh profesionin…të arrestojnë disa herë nga policia serbe si një nga “Mbretëreshat e
prostitucionit” në tërë Ballkanin, por shumë shpejt e lë qelinë dhe vazhdon rrugën tënde të përhershme.

Smiljeski e ftoi të uleshim në një kafe fare pranë molit në buzë të liqenit.

-Okej, tha ajo, na pihet një kafe. Liqeni kishte dallgë dhe më ka përzierë pak.

-Dëgjoni, vazhdoi ajo, unë nuk jam një prostitutë ordinere, sepse kam pasuri, kam jahtet e mia kryesisht në Malin e Zi. Tek jahtet e mia kryhet prostitucion elitar. Me pushtetarë të lartë dhe biznesmenë tepër të fuqishëm nga gjithë Ballkani.

Për sa u përket individëve që vinin dhe vizitonin atë dhe prostitutat e saj, Roloviç tha, se ndër klientët e saj të hershëm ishin sportistë të famshëm, më pas me politikanë të rëndësishëm sllavë, kroatë dhe shqiptarë, deputetë dhe biznesmenë të njohur.

-Po shqiptarë ?

-Po po, janë të shumtë, janë elitë dhe me para të madhe. Ata vijnë shpesh dhe i paguajnë mjaft mirë vajzat. Ka nga ata që kanë edhe jahte apo shtëpi të blera këtu në Mal të Zi. Janë shumë të pasur, por janë të gjithë të martuar…Ata vijnë gati çdo fundjavë dhe më kërkojnë që t’u organizoj “party”, – tregon “mbretëresha e prostitucionit” në Ballkan.

– A mund të na thoni disa emra? -e pyes unë.

– Jo këta nga goja ime nuk do t’i mësoni asnjëherë, se cilët janë politikanët dhe biznesmenët shqiptarë që e kanë “vizituar” Zeljka Rolovic në Malin e Zi. Me shumë gjasë ata nuk do të mësohen asnjëherë. Se përndryshe unë do të shkatërroj biznesin tim…Por ju them kaq, që i paguajnë shumë mirë
vajzat e mia…shqiptarët kanë pare të madhe dhe nuk iu dhimbsen shumë eurot,  besoj se janë pare droge apo para të pista…

– Kur e keni filluar  këtë “zanat”?

– Eh, qysh nk vitet studentore se tani unë jam 39-vjeçe.

Rrugën e prostitucionit elitar për vajzën filloi në kohën e universitetit. Kur ishte studente në Beograd ajo vinte nga një dramë e rëndë familjare, se babai i saj kishte vrarë nënën e saj, vjehrrën dhe veten…

-Ngela në universitet si peshku pa ujë e kjo më detyroi t’i kthehem prostitucionit. Fillimisht punova vetë dhe më pas organizova biznesin tim, prostitucioni elitar me shumë vajza të reja, yje, top modele dhe këngëtare që vijnë e shesin trupin e tyre për shuma të majme…

Please follow and like us: