Xhoi Jakaj: Për shoqatat-hiena në këto 29 vjet
Shoqata e shqërisë civile dhe jo vetëm bëjnë seminare me tavolina rrethore apo të gjata prej 29 vitesh, marrin fonde nga Bashkimi Europian ose donatorë të ndryshëm, flasin dhe prodhojnë statistika, por nuk japin shembuj konkretë për zgjidhje rastesh të dhunës në familje apo shkolla dhe të shpëtimit të grave nga vrasjet e përditshme…fjalë, fjalë dhe vetëm fjalë… Pra, në vend që të jenë zgjidhja e problemit, janë pjesë e problemit sepse marrin fonde për përfitime vetiake dhe jo për të zgjidhur punë. Të zgjedhur në krye të shoqatave qysh pas nëntëdhjetës si presidentë apo drejtor ekzekutiv, ato janë kopje të shëmtuara të partive politike ku nuk ka zgjedhje, bordet dhe anëtarësia janë fiktive dhe ato jetojnë në pjesët më të shtrenjta të kryeqytetit. Kjo është e trishtueshme dhe e tmerrshme njëkohësisht.
Emisione që ftojnë palaço për të bërë shfaqje televizive për ca klikime më tepër dhe gjithollogë mediokër që askush nuk do t’i dëgjojë e shikojë dhe nuk ftojnë konkretisht një fshatar, një qytetar, një gardist, një elektriçist, një murator, një intelektual dhe disa gra të dhunuara për të kuptuar më tepër pse po ndodhin kaq shumë vrasje të grave dhe vajzave në Shqipëri. Vendi ynë për fat të keq nuk ka më pikën e mëshirës ndaj grave dhe vajzave, se integrimi, shkollimi dhe mbështetje ekonomike jo e jo…
Kur do e kuptojë politika dhe shoqëria civile, shtypi i shkruar dha media vizive që realiteti në këtë vend është ndryshe nga ai në Europën e qytetëruar ku fëmijët e gratë i mbron ligji dhe shteti.
O Zot, shpëtoi gratë shqiptare nga vrasjet dhe përçudnimet që po ju shkaktojnë burrat…