Gardisti vrau gruan për xhelozi, reagon ashpër Aurela Gaçe: Këta s’kanë shërim!
Ndaj ngjarjes së rëndë që tronditi mbarë opinionin, vrasjes së një gruaje nga bashkëshorti i saj gardist, ka reaguar ashpër edhe këngëtarja Aurela Gaçe. Teksa blogeri Olti Curri ka postuar në “Instagram” një fotografi të viktimës dhe gardistit 44-vjeçar e shkruan përmbi saj “O gra shqiptare, ju rujt Zoti, se asnjë tjetër nuk ju ruan!”, Aurela Gaçe ka vendosur të komentojë, duke e cilësuar personin që kreu krimin si një njeri që nuk ka shërim.
“Trim me armë në dorë. Ka edhe burrni të thotë se e tradhtonte? Oh! Këta s’kanë shërim! Si i bëhet? Si mund të mbrohen këto gra? Si, si? Dhimbje zemre!”-është shprehur ajo.
Mëngjesin e djeshëm, gardisti Alket Arapaj e vrau bashkëshorten e tij me armën e shërbimit në shtëpinë e tyre në Allias. Aktin e rëndë, autori i vrasjes e justifikoi me faktin se gruaja e tradhtonte.