Albspirit

Media/News/Publishing

Instituti Kulinar Neranxi ne Keshillin Kombetar te Shoqates se Restoranteve Turistike

Sot u zhvillua mbledha e Keshillit Kombetar te Shoqates se Restoranteve Turistike Shqiptare nen drejtimin e Z. Kujtim Dervishi ku nder te tjera u nenshkruan disa Marreveshje Bashkepunimi me disa Organizata Kombetare si me Biznes ALBANIA me Oden e Zejeve me Institutin Kulinar Neranxi. Ne kete Aktivitet, S.U.A.D.A. – Sporteli Unik i Administrimit të së Drejtës së Autorit i kryesuar nga Z. Bilbil Kasmi informoi mbi partneritetin dhe bashkepunimin me keta Partnere si dhe domosdoshmerine e paisjen me kontrata kolektive te punonjesve dhe te fomimit profesional te tyre!
Instituti Kulinar Neranxi si nje nga furnitoret me te medhenj ne vend me kontigjent profesional te arsimuar dhe profilizuar sipas specialiteteve prej vitesh e ka dhene kete kontribut duke suportuar me staf profesional te gjithe restorantet turisteke ne te gjithe Shqiperine dhe pertej kufijve. Institutin Kulinar Neranxi e perfaqesoi z. Arben Sinojmeri i cili mbajti dhe nje fjale te rastit.

Please follow and like us: