Shkarkohet përfundimisht gjyqtari i Kushtetueses
Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtarin Gani Dizdari. Ai u shkarkuar nga KPK në korrik të vitit që lamë pas, pasi u konstatua me probleme në dy komponentët e vettingut, pasuria dhe pastërtia e figurës. Pasuria e pajustifikuar e vajzës së tij ishte njëri nga shkaqet që Dizdari të shkarkohet nga sistemi i drejtësisë. Ai u penalizua edhe nga një borxh që ia kishte marrë së bijës. Sipas KPK-së, dy shtetasit që i kanë dhënë një borxh prej 55 mijë eurosh nuk kanë rrethanat dhe mundësitë për të huazuar para. E dyta ka të bëjë me nipin e tij A.L., i dënuar vite më parë për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm te personat që ushtrojnë funksione publike”. Bëhet fjalë për një rast të vitit 2012, ku ai, së bashku me persona të tjerë, po ushtronin ndikim në një trupë gjykuese në Gjykatën e Lartë që të lirohej një i dënuar me 20 vjet burg për vrasje. Edhe pse me probleme të tilla, ish-gjyqtari e ankimoi shkarkimin nga KPK, megjithatë KPA e ka lënë në fuqi vendimin e parë.