Albspirit

Media/News/Publishing

Eli Kanina: BUZËT…

 

Së pari u pamë
Më flisje e cimbisje si bleta
I tëri i mjaltë
Tek të dëgjoja
Lëpija buzët
Të gjeta…
Mendim rraskapitës
Më mbesje mbi buzët
Ta them mos ta them?
Heshtja
Të të mbaja
Shprehesha thukët…
Të shihja me sy
Më përtej të doja
Ndaloja te buzët
Mister m’u bëre
Përbrenda m’i dogje kërcurët…
Me buzë
Prej buzësh
Për buzët
Mbi buzë e nën buzë
Ne të dy shpuzë.
U ndukëm sa dot s’u shkoqitëm
Njëri-tjetrit iu falëm
Melodia e ditëve
Buzëve si ritëm…
Se buzët ishin kufiri mes nesh
Pragu
Qepeni
Dogana
Aty vulosëm çka erdhi më pas
Me uhf e iiih!
Eh!
Oh!
Ah!
Buzët gjithçka…

Please follow and like us: