Albspirit

Media/News/Publishing

Nexhmije Pagarusha: Përqafoni e dhuroni dashuri mes vete!

 

 

Përshëndetje të dashurit e mi,

Sot festohet dita ku vëmendjen e ka ndjenja më e bukur që mund ta kemi. Unë ju uroj që dashuria të mbizotërojë në jetën e secilit duke qenë të rrethuar nga njerëzit më të dashur. Përqafoni e dhuroni dashuri mes vete!

Siç kishte thënë edhe Henry Miller: “Ne të vetmen gjë që nuk mund të ngopemi kurrë është dashuria. Dhe e vetmja gjë që ne nuk e japim sa duhet është Dashuria”.

Poashtu, shfrytëzoj rastin duke ju falenderuar për vazhdimësinë që keni treguar karshi meje duke më dhuruar dashuri e ngrohtësi në zemrën dhe shpirtin tim me urimet që më keni dërguar.

E juaja,

Nexhmije Pagarusha.

 

Fotografia e Cerciz Loloci

Please follow and like us: