Albspirit

Media/News/Publishing

Vargje poetike nga Tefta Sala

Dy dashuri

 

 

Dy dashuri nuk duartrokasin famë.

Ato struken në trupin e diellit.

Zhvishen paturpshëm deri

në prekjen e fundit

e më pas djersijnë si dritaret

e një odë me oxhak,

në një muzg enigmatik.

Dy dashuri nuk humbasin në gjumë

kur orgazmat e tyre thyejnë dy trupa

të kryqëzuar në një pikë të vështirë.

Ato rilindin si dy vullkane të etshëm

për të shkruar me gjuhë histori.

 

Më iku!

Më iku dhe kjo natë duarsh pa ia ndjerë aromën
e shkurtit.
E ashtu papërfillshëm, më ikën dhe mendimet
që kisha për ty.
Duke shfletuar më pas librin për të gjetur faqen
e përthyer paksa, më lexohet një histori dashurie
nga ato historitë e vjetra ku personazhet kryesorë
nuk ngopen kurrë së dashuri, sepse fati gjithnjë i ndan.
E më pas unë i kthehem jo natës më, por një pikture
të varur në dhomën e miqve.
E më pas qetësohem si një çupëlinë,
Sepse aty ka vetëm paqe ngjyrash dhe një liqen
që të josh sytë e trishtuar nga ikja e gjumit arratish.
Rrallë mē bie të shkoj nga ajo dhomë.
ama ty që je një herë shuplakë dhe një herë bishë me
shpirt njeriu më bie të të shoh edhe verbërisht,
sepse ti je vetëm për të shembur kala lumturish.
Më iku dhe kjo natë pa e ngrënë têrësisht,
ik dhe ti bashkë me të verbërisht.

 

Nisem për diku

Unë nisem për diku
e më pas përfundoj tek ti.
U shua ajo mëria e djeshme që
na ndau një ditë.
Si te ishim dy të huaj që preferojnë
të njëjtën shije në dashuri.
Nuk është e thënë të jetojmë
pak vetmi.
Sepse une sa herë nisem për diku
qoftë edhe të pij një birrë me shoqërinë
përfundoj duke pirë një birrë me ty
Ah kjo quhet: “dashuri rutinë”!

Please follow and like us: