Albspirit

Media/News/Publishing

Agron Shehaj: Politikanët e korruptuar largohen me protesta

Deputeti i PD-së Agron Shehaj, i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së nesërme.  Sipas tij, protesta është mjeti që shërben për ndalimin e së keqes dhe largimin e politikanëve të korruptuar.

“Të dashur bashkatdhetarë. Të ngresh zërin, të protestosh per të drejtat dhe dinjitetin njerëzor, është i vetmi mjet për të ndryshuar gjërat. Shqipëria bëhet vetëm duke i treguar pushtetarëve se qytetarët kanë pushtetin dhe qeveritarët janë në shërbim të tyre.” –shkruan Shehaj ndërsa shton se nëse nuk ngrihemi, e keqja do të na varfërojë më shumë.

“Duke protestuar ndalim të keqen dhe largojmë politikanët e korruptuar. Vetëm duke ngritur zërin do ndalim hajdutët e kriminelët që në politikë dhe në rrugë. Nëse duam që Shqipëria të bëhet, që të rriten punësimi e mirëqenia, që të kthehet rendi e siguria, të ndalet braktisja e vendit, duhet të ngrejmë zërin e të protestojmë masivisht. Unë nesër do protestoj. Ju pres të gjithëve në shesh!” përfundon postimin deputeti demokrat.

Please follow and like us: