Albspirit

Media/News/Publishing

Presidenti i PPE-së i shqetësuar për të drejtat e opozitës, Fuga i tregon se çfarë bëri sot në Kuvend

Presidenti i Partive Popullore Europiane Joseph Daul (ku bën pjesë edhe PD-ja) shprehet i shqetësuar për situatën politike që është krijuar në Shqipëri. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Daul shkruan se zgjedhjet duhet të jenë të lira, blerja e votave është e papranueshme dhe se të drejtat e opozitës duhet të respektohen në parlament.

“Jam i shqetësuar për gjendjen e demokracisë në Shqipëri. Zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë të lira dhe të ndershme, blerja e votës është e papranueshme. Të drejtat e opozitës duhet të respektohen në parlament. Duhen më shumë përpjekje për të luftuar krimin dhe korrupsionin, përfshirë edhe implementimin e ligjit të dekriminalizimit” shprehet ai.

Por i menjëhershëm ka qenë reagim i Endri Fugës, i cili është Drejtor i Komunikimit në Kryeministri. Përmes një fotoje ai i tregon Joseph Daulit, se cfarë bëri opozita sot në Kuvend. “Këto janë “të drejtat” që opozita jonë ushtroi sot në parlament. Supozohej të ishte një sesion për Maqedoninë e Veriut por deputetët e Partisë Demokratike menduan se ishte “e zgjuar” të hidhnin bojë drejt Kryeministrit” thotë ai.

Please follow and like us: