Albspirit

Media/News/Publishing

Deklarata e Pavarësisë dërgohet në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjilan, Gjakovë dhe Ferizaj

Deklarata e Pavarësisë nga Kuvendi i Kosovës sot niset për në 7 qendrat kryesore të Republikës së Kosovës. Deklarata do të dërgohet në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjilan, Gjakovë dhe Ferizaj. Nisja e deklaratave përcjellet në mënyrë ceremoniale nga Garda Shtetërore. Shoqërimi deri në komunat respektive do të kryhet nga një patrullë e Policisë së Kosovës dhe nga një zyrtar përgjegjës i secilës komunë, i cili do të jetë përgjegjës për vendosjen e Deklaratës së Pavarësisë në sheshin kryesor të qytetit.

Please follow and like us: