Albspirit

Media/News/Publishing

Atentat me 2 viktima në Vlorë

Ngjarja e rëndë tronditi Vlorën mesditën e sotme, ku u vranë në një atentat mafioz Arjan Hasani dhe Aurest Rexho, ndërsa mbeti i plagosur objektivi Armando Sulejmani. Policia ra shumë shpejt në gjurmët e automjetit të autorëve të dyshuar, që është gjetur duke u djegur në fshatin Sherisht të Vlorës, në përpjekje për të humbur gjurmët. Brenda makinës së djegur janë gjetur tre kallashnikovë, të cilët janë përdorur për të ekzekutuar Sulejmanin dhe dy miqtë e 42-vjeçarit. Armando Sulejmani, i njohur si “Çipuri” ka qenë dhe shënjestra e atentatit për shkak të së shkuarës kriminale dhe lidhjes me bandën e “Gaxhajve”.

Please follow and like us: