Djegia e mandateve-beteja për demokraci dhe integrim!
Albina Deda Gjoci
Opozita dhe konkretisht kryetari Basha kanë konsumuar gjithë energjitë dhe mundësitë.
Mirëpo kjo mazhorancë është totalisht e zhveshur nga ç’do lloj përgjegjësie politike e njerëzore dhe nuk premton as reflektimin më të vogël.
Në këtë kontekst përgjegjës përpara shqiptarëve, nuk ngeli rrugë tjetër, veçse largimi nga Parlamenti i cili nga tempull i përçimit të fjalës e vullnetit të Sovranit është kthyer në çerdhe ku krimi dhe korrupsioni janë veshur me imunitet.
E jo vetëm kaq, por janë rikthyer pinjollët më të spikatur të diktaturës komuniste.
Vetë qënia e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit flet vetë…
Djegja e mandateve dhe hapja e diapazonit politik e human drejt popullit jo vetëm e dëmton por do ta detyrojë me deomos të shpallë zgjedhjet e reja dhe krijimin e qeverise provizore e cila do garantojë lirinë e shenjtërinë e votës.
Pas këtij akti të guximshëm politik opozita do të përfshihet në një aksion politik pa kthim i cili do përfundojë as më shumë e as më pak me largimin e mortajës politike e sociale me emrin Edi Rama.
Opozita e sotme dhe kryesisht PD-ja ka lindur si misionare e lirisë e demokracisë dhe akti i sotëm e tregoi.
Përpara interesave të shqiptarëve që rrezikohen pa kthim nga ky kryeministër që po bën sulltanin nuk ka gjë më të rëndësishme.
Jam e sigurt se shqiptarët masivisht do ta lexojnë këtë veprim kurajoz e të vendosur të z. Basha dhe do të bashkohen në betejën për demokraci dhe integrim