Albspirit

Media/News/Publishing

Orjola Pampuri: Rama përfundimisht i vetëm, drejt fundit të pashmangshëm…

 

 

Në gjashtë vite të opozitës, faktet e denoncimet për aferat korruptive, bashkëpunimin me krimin e blerjen e votave, kanë qenë të njëpasnjëshme, por nga ana tjetër ka munguar reagimi i mazhorancës, madje është mohuar çdo denoncim i Partisë Demokratike. Në gjashtë vite e rrënuan këtë vend, asnjë km rrugë, asnjë rritje pensioni, asnjë rritje rroge, rriti numrin e të papunëve, rriti e nivelin e varfërisë në vend, rriti taksat, çka falimentoi me qindra biznese, asnjë këst për ish të përndjekurit, përzuri mjekë, inxhinierë, të rinj e profesionistë të mirë. Ç’nuk bëri në këto 6 vite. Rrënoi sistemin shëndetësor e arsimor. U denoncuan skandale që përfshinin ministra e deputetë në afera korruptive, trafik ndërkombëtar droge e deri bashkëpunim me bandat për shitblerjen e votës në zgjedhjet e vitit 2017, ku falë dosjes 339 dolën në pah emra kryebashkiakësh, deputetësh e ministrash, përgjimet e së cilës u publikuan edhe në “Zërin e Amerikës”. Trumbetoi vettingun e reformën në drejtësi, por dështoi, pasi tentoi të ndërtonte një drejtësi të njëanshme, që ta vendoste në shërbim të tij dhe bashkëpunëtorëve të tij. Kjo ishte Rilindja, e cila prodhoi vetëm mjerim. Mjerim i cili do t’i kthehet në boumerang çdo deputeti, ministri apo klienti/kliente të tij që në kurriz të qytetarëve u pasuruan e nuk u ngopën kurrë.

Opozita në 6 vite ishte zëri i qytetarëve, sot unanimisht lënia e mandateve ishte vendimi i qytetarëve. Ne do të jemi me qytetarët në largimin e së keqes së madhe të këtij vendi. E kam thënë dhe e them, ai Parlament nuk mund të na përfaqësojë. Ne jemi të gjithë bashkë për një të ardhme më të mirë për ne e fëmijët tanë.

Mandati i deputetit është i qytetarëve, e nëse nuk u shërben më qytetarëve, s’ka më vlerë.

Edi Rama ka rënë. Ai nuk është më kryeministri i këtij vendi. Me 16 Shkurt, qindra mijëra qytetarë vendosën ta largojnë.

Please follow and like us: