Albspirit

Media/News/Publishing

I Burgosuri Politik Iranian Dërgohet në Izolim për Protestën Paqësore Anti-Regjim

Regjimi Iranian e ka zhvendosur një të burgosur politik në burgosje të izoluar për shkak se ka përsëritur slogane anti-qeveritare javën e shkuar.

Të hënën më 11 shkurt, ndërsa Irani shënonte 40-vjetorin e Revolucionit të 1979-ës, Mehdi Farahi Shandiz, mësues, nisi të thërriste për torturën dhe ekzekutimet e kryera nga mullahët që kur vodhën pushtetin.

Pas kësaj, Farahi Shandiz, 57, e zhvendosën nga salla 6 në burgosje të izoluar në sallën 14 të burgut qendror të Karaj.

Farahi Shandiz, një aktivist i punës dhe mësues në një shkollë të mesme private, po vuan nëntë vjet në burg për tre akuza të lidhura me “fyerjen ndaj liderit suprem”; gjashtë vjet janë për akuzat e ngritura ndaj tij që kur ka hyrë në burg.

Ai u arrestua për herë të parë në maj 2009 për pjesëmarrje në një grumbullim në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve. E mbajtën brenda për nëntë muaj. Shumicën e kësaj kohe ai e kaloi në burgosje të izoluar në Godinën 209 të Ministrisë së Inteligjencës në burgun Evin.

Më pas, e arrestuan përsëri në qershor 2010, me akuzën e “fyerjes ndaj liderit suprem”, dhe e torturuan rëndë në qendrën e paraburgimit Kahrizak në Teheranin jugor. E liruan me kusht dy muaj më vonë.

Siç raportohet, ai bërtiti ‘vdekje Khamenei-t’ i irrituar, pas tentativave të tij të dështuara për të marrë sendet personale që i ishin konfiskuar gjatë arrestimit të parë.

Në maj 2011, u dënua me tre vjet burg dhe e nisi dënimin në janar 2012. Nuk është liruar që atëherë.

Kur ishte në burgun Evin, rojat shpesh shpiknin ndonjë arsye që ta çonin në izolim në mënyrë që të mund ta sulmonin.

Gjatë këtyre sulmeve, Farahi Shandiz bërtiste shpesh ‘vdekje Khamenei-t’, thirrje që rojat i raportuan dhe që rezultuan në dy akuza të tjera kundër tij.

Në Ditën Kombëtare të Studentëve të Iranit në dhjetor 2018, Farahi Shandiz u dërgoi një mesazh bashkëatdhetarëve të tij për t’i nxitur ata të vazhdojnë të luftojnë e të protestojnë kundër Regjimit.

Ai shkroi: “Aktualisht, nën hijen e ligë të diktaturës fetare, janë studentët ata që po bashkohen me punëtorët e paprivilegjuar të vendit tonë duke thirrur, ‘Ne jemi fëmijët e punëtorëve, do t’u qëndrojmë për krah’. Diktatura fetare nuk ka zgjidhje tjetër veçse t’i arrestojë e t’i torturojë punëtorët që kanë dalë nëpër rrugë për të fituar të drejtat e tyre bazë.”

Më pas, ai shprehu mbështetje për studentët që i ishin bashkuar protestave të udhëhequra nga punëtorët e Haft Tapeh dhe Kompanisë së Çelikut në Ahvaz, duke e quajtur ‘një kapitull i ri në krijimin e një shoqërie’.”

Ai shkroi: “Jam krenar për këta studenta. Ju nxis t’u qëndroni besnikë parimeve të lirisë dhe të përpiqeni të themeloni një shoqëri të bazuar në lirinë e mendimit dhe shprehjes. Mos e lejoni universitetin, mburojën e shenjtë të lirisë, të pushtohet nga tiranë.”

Please follow and like us: