Albspirit

Media/News/Publishing

Cilët janë Muxhahedinët Iranianë?

Muxhahedinët Iranianë ose Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) grupi kryesor opozitar ndaj regjimit të Iranit.

Fondacioni

Muxhahedinët Iranianë ose Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) është grupi kryesor opozitar ndaj regjimit të Iranit. Muxhahedinët Iranianë është përpjekur të sjellë lirinë dhe demokracinë në Iran në 51 vitet e fundit. Muxhahedinët Iranianë u themelua në vitin 1965 nga tre të diplomuar në universitete Myslimane që kërkuan të zëvendësonin diktaturën e Shahut me një qeverisje përfaqësuese që respekton të drejtat e njeriut. Disa anëtarë të Muxhahedinët Iranianë u arrestuan dhe ekzekutuan gjatë diktaturës së Shahut për përpjekjet e tyre për të sjellë liri dhe demokraci në Iran.

 

Pikëpamjet e Muxhahedinët Iranianë

Pas revolucionit të vitit 1979 ata vazhduan të avokojnë për liri dhe demokraci dhe kundërshtuan diktaturën e re në emër të Islamit. Muxhahedinët Iranianë beson se Islami i vërtetëështë feja e paqes dhe dhembshurisë. Organizata respekton liritë individuale dhe e konsideron të drejtën për të votuar si treguesin e vetëm të legjitimitetit politik. Muxhahedinët Iranianë beson se demokracia dhe liria janë shenjat dhe garantuesit e progresit të vërtetë shoqëror.

 

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit

Muxhahedinët Iranianë është anëtarja kryesore e koalicionit Këshilli Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI). NCRI është një koalicion i grupeve dhe personaliteteve politike demokratike Iraniane. Në gjirin e tij ai përfshin të gjitha tendencat politike në Iran si dhe përfaqësuesit e minoriteteve fetare dhe etnike. NCRI është alternativa demokratike e regjimit aktual të Iranit.

Shkurtimisht, koalicioni beson dhe punon që të arrijë një sistem pluralist i cili do të përfaqësonte shoqërinë Iraniane si një të tërë me të gjithë diversitetin e saj. Platforma NCRI përfshin ndër të tjera zgjedhje të lira, barazinë gjinore, heqjen e çdo diskriminimi ndaj minoriteteve kombëtare dhe fetare, ndarjen e fesë nga shteti dhe heqjen e dënimit me vdekje.

 

Presidentjae zgjedhur e NCRI-së

Presidentja e zgjedhur e NCRI-së është zonja Maryam Rajavi. Dy prej motrave të saj dhe kunata e saj janë ekzekutuar gjatë përpjekjeve të tyre për liri në Iran, ndërsa kunati i saj u vra në një atentat në Gjenevë nga terroristë të porositur nga regjimi Iranian nëvitin 1990. Ajo njihet në mbarë botën si zëri kryesor për situatën e drejtave të njeriut në Iran dhe nevojën për ndryshim demokratik në Iran. Në këtë funksion, ajo është duke drejtuar fushatën në skenën ndërkombëtare, duke udhëhequr një përpjekje mbarë botërore për të vënë në dukje shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran. Si një grua dhe një Myslimane, ajo ofron një pikëpamje të ndryshme dhe të rëndësishme ndaj interpretimit të shtrembët të Islamit dhe fesë së paraqitur nga regjimi Iranian dhe ekstremistët e tjerë, veçanërisht ndaj këndvështrimit të tyre mizogjin. Sipas udhëzimeve të Rajavit, gratë brenda radhëve të Rezistencës morën pozicione të larta në politikë dhe marrëdhënie ndërkombëtare.  Gratë përbëjnë më shumë se gjysmën e anëtarëve të NCRI-së.

 

Viktima të shtypjes

Muxhahedinët Iranianë është viktima kryesore e shkeljeve të të drejtave në Iran. Gjatë tre dekadave të fundit, 120.000 anëtarë dhe mbështetës të saj janë ekzekutuar vetëm për thirrjet e tyre për liri. Me dhjetëra prej tyre janë vrarë në atentate jashtë shtetit. Vetëm në verën e vitit 1988, rreth 30.000 të burgosur lufte, pjesa dërmuese e të cilëve ishin nga Muxhahedinët Iranianë, u masakruan në pak muaj pas dekretit të lëshuar Lideri Suprem i atëhershëm i regjimit, Khomeini. Ata u ekzekutuan sepse i qëndruan besnik Muxhahedinët Iranianë dhe refuzuan t’i dorëzoheshin kërkesës së regjimit për të hequr dorë nga përkatësia me Muxhahedinën Iranianë -në. Aktualisht, disa anëtarë të organizatës janë në burg të dënuar me vdekje në Iran, dhe krimi i tyre i vetëm është qëndrimit i hekurt në mbështetje të Muxhahedinët Iranianë.

 

Mbështetja e PMOI-së në Iran

Pavarësisht shtypjes tejet brutale, Muxhahedinët Iranianë mbetet organizata politike më popullore në Iran. Rrjeti i saj funksionon në mënyrë klandestine në Iran, duke organizuar protesta kundër regjimit, duke mbledhur informacion për të nxjerr në pah shkeljet e të drejtave të njeriut nga regjimi, dhe bën publike mbështetjen e regjimit Iranian për terrorizmin në rajon. Zonat sekrete bërthamore të regjimit Iranian u ekspozuan nga Muxhahedinët Iranianë përmes informacionit të marrë nga rrjeti i saj në Iran i cili përfshin individë brenda sistemit.

 

Mbështetja ndërkombëtare

Muxhahedinët Iranianë dhe koalicioni NCRI gëzojnë një mbështetje shumë të gjerë ndërkombëtare si në SHBA ashtu edhe në Evropë. Në SHBA ata kanë mbështetje të gjerë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat. Për më tepër, ish zyrtarët e lartë më të njohur si nga Partia Republikane ashtu edhe nga Partia Demokratike mbështesin NCRI-në dhe Muxhahedinën Iranianë në përpjekjet e tyre për liri. E njëjta gjëështë gjithashtu e vërtetë në Evropë, ku anëtarët e parlamentit në vende të ndryshme kanë shprehur mbështetjen e tyre për organizatat. NCRI ka zyra në Uashington D.C., Britaninë e Madhe, Francë, Gjermani, vendet Nordike, Itali dhe të tjera.

 

Kampi Ashraf

Pas fillimit të ekzekutimeve në masë në Iran në vitin 1981, shumë nga anëtarët dhe mbështetësit e saj u detyruan të largoheshin nga vendi. Ata shkuan në vende të ndryshme Evropiane dhe të Amerikës së Veriut. Në vitin 1986, Muxhahedinët Iranianë shkoi në Irak dhe krijoi aty bazën e saj me të cilën u bashkuan me mijëra qytetarë që kalonin kufirin nga Irani. Me punën e tyre ata ndërtuan aty Kampin Ashraf. Ata gradualisht e shndërruan kampin nga një shkretëtirë e thatë në një qytet të vetë-qëndrueshëm dhe me të gjitha funksionet dhe mjediset e një qyteti, si parqe, rrugë, fabrika, një bibliotekë, muze, universitet, akomodim, një centralen energjetik, dhe stacion për furnizimin me ujë. Gjatë qëndrimit të tyre në Irak, banorët në Kampin Ashraf jetuan në paqe dhe në harmoni me popullsinë vendase të Irakut. Kampi Ashraf u rrit duke u kthyer në simbolin e shpresës për liri në Iran dhe në manifestin e vullnetit të popullit Iranian për të jetuar në një shtet laik, demokratik dhe j-bërthamor. Në vitin 2003, pasi SHBA-të pushtuan Irakun, banorët e Kapit Ashraf i dorëzuan ushtrisë së SHBA-së armët e tyre – mjetet e tyre të vetme për të mbrojtur veten –  dhe në shkëmbim qeveria e SHBA-së u zotua t’i mbronte ata. Në vitin 2004, banorët u njohën si “Persona të Mbrojtur” sipas Konventës së Katërt të Gjenevës, dhe jetuan në mbrojtjen e Ushtrisë së SH.B.A-ve deri në vitin 2009, kur ushtria Amerikane ia dorëzoi sigurinë e kampit qeverisë Irakiane në drejtimin e Nourial-Maliki, i cili kishte lidhje të thella dhe aleancë me regjimin Iranian.

 

Sulm vdekjeprurës mbi anëtarët e Muxhahedinët Iranianë në Irak

Me urdhër të Teheranit, Maliki izoloi kampin, duke ndaluar vizitat nga anëtarët e familjeve, avokatët, OJF-të ose politikanët. Më pas ai drejtoi një seri sulmesh të orkestruar mbi banorët civil dhe të pambrojtur të Kampit Ashraf dhe më pas kur ata u detyruan të zhvendoseshin në një tjetër ish-kamp i SH.B.A.-ve, i quajtur Liberty, ata u bënë objektiva të sulmeve të mëtejshme me raketa. Si rezultat i trupave të armatosur rëndë me veshje luftimi Irakiane që sulmonin në mënyrë të përsëritshme banorët e paarmatosur në kampin Ashraf dhe sulmeve me raketa në kampin Liberty, u vranë më shumë se 141 persona dhe 1.400 u plagosën në 7 vitet e fundit. Një rrethim konstant i kampit me një bllokadë ndaj ilaçeve dhe ndihmës jetike mjekësore çoi në vdekjen e 27 personave të tjerë. Qeveria Irakiane, nën drejtimin e Nouri-alMaliki kreu gjithashtu një fushatë torture psikologjike ndaj banorëve të Ashrafit, duke rrethuar kampin me blloqe gjigante altoparlantësh të cilat transmetonin kakofoni me fjalë fyese si dhe kërcënime për muaj të tërë.

 

Dështimi për të asgjësuar Muxhahedinën Iranianë

Për aq sa u interesonte mullahëve, ata dëshironin që të eliminonin të gjithë anëtarët e Muxhahedinët Iranianë ose t’i bënin ata të hiqnin dorë apo të dorëzoheshin. Pavarësisht të gjitha mundimeve dhe vuajtjeve gjatë gjithë këtyre viteve, anëtarët e Muxhahedinët Iranianë nuk janë dorëzuar kurrë sepse qëllimi i tyre ishte liria e vendit dhe e njerëzve të tyre. Ata kanë sakrifikuar çdo gjë për këtë qëllim. Edhe gjatë zhvendosjes jashtë Irakut, regjimi Iranian përmes përfaqësuesve të tij përdori të gjitha mjetet për të parandaluar zhvendosjen, duke u përpjekur t’i vriste ose t’i detyronte të dorëzoheshin. Por ai dështoi.

 

Zhvendosja jashtë Irakut

Nën mbikëqyrjen e UNHCR-së, si edhe përfshirjes së drejtpërdrejtë të qeverisë Amerikane, të gjithë anëtaret e Muxhahedinët Iranianë që banonin në Ashraf dhe Kampin Liberty u zhvendosën në shtete Evropiane si në Britaninë e Madhe, Gjermani, Itali, Suedi, Norvegji, Finlandë, Danimarkë dhe një numër i madh i tyre në Shqipëri gjithashtu. Grupi i parë i anëtarëve të Muxhahedinët Iranianë erdhi nëShqipëri pas një vendimi të ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe që vazhdoi edhe nga Kryeministri Edi Rama. Kështu që, të gjitha partitë kryesore politike e mbështesin plotësisht këtë projekt. Zhvendosja e suksesshme sigurisht që hap një kapitull të ri për Rezistencën dhe njerëzit e Iranit në përpjekjet e tyre për të sjellë liri dhe demokraci në Iran.

Please follow and like us: