Ndërron jetë në moshën 85-vjeçare stilisti i njohur gjerman
Ndërron jetë në moshën 85-vjecari stilisti i njohur Karl Lagerfeld. Gjendja shëndetësore e stilistit gjerman javën e fundit ishte përkeqësuar shumë. Lajmi i vdekjes u bë i ditur nga mediat franceze, të cilat shkruajnë se ditët e fundit ai kishte qenë në gjendje të rëndë dhe nuk ngrihej nga shtrati. 85-vjeçari ndërroi jetë në një spital në Paris, ku kishte qenë shtuar për disa javë. Karl Lagerfeld lindi më 10 shtator të vitit 1933 në Hamburg, por data e lindjes mbetet ende mister pasi stilisti ka refuzuar gjithmonë ta konfirmojë.
Në moshë të re ai së bashku me nënën e tij largohen nga Gjermania për t’u transferuar në Paris, në vitet 50’. I pasionuar për vizatimin, Karl Lagerfeld nisi punë si asistent i Pierre Balmain.
Më pas ai punoi si stilist për shtëpitë franceze të modës, Jean Patou dhe Chloe, përpara se të bashkëpunonte me kompaninë italiane Fendi, ku ka qenë drejtor artistik që prej vitit 1965 deri në 1983. Përveç se kishte firmën e tij më pas u bë dhe drejtori artistik i firmës së njohur, Chanel në vitin 1983.
/balkanweb/