Albspirit

Media/News/Publishing

Albina Deda Gjoci: 20 Shkurti dhe historia që duhet të përsëritet!

Reflektim

20 shkurti 1991 ështe data magjike që shembi e tërhoqi zvarrë monumentin e Enver Hoxhës, njeriut-monstër i cili instaloi në zemër të Europës diktaturën më të përçudnuar në kontinent e më gjerë.
Tabutë u thyen bashkë me bustin, por rrënjët dhe metastazat e sëmundjes komuniste kishin shtrirje të madhe të nëndheshme.
Endrra jonë studentore e humbi shpejt entuziasmin sepse nga skutat e errëta si urithë filluan të gjenerojnë pinjollët e diktaturës.
Toleranca e fisnikëria e klasës sonë dhe e rinisë ishte keqpërdorur poshtërsisht.
Dhe ja sot pas 28 vitesh, pa u skuqur dhe pa u drojtur, kasta e kuqe me pinjollë biologjikë e klone të shëmtuara guxojnë jo vetëm të ripërhapin ideologjinë që në dhjetor 1990 e braktisëm
por mbushin shtetin, institucionet dhe administratën pikerisht me bijtë e atyre që shpresuam se i rrëzuam, por fatkeqësisht nuk u ndëshkuan…
Paradoks më të çmendur për mua si studente e asaj kohe e më vonë si ligjvënëse demokrate nuk ka se sa të shoh Gramoz Ruçin në krye të Parlamentit.
Kjo quhet ëndërr e dëshpëruar e mision i paplotësuar.
Por gjithmonë ka një limit njerëzor e politik dhe ky limit është tejkaluar.
Ndaj pikërisht sot PD-ja, kjo misionare hyjnore e demokracisë ka vendosur përballjen.
Nuk do jetë e lehtë, por është pa kthim.
20 Shkurti është reflektim i madh në emër të lirisë që po cungohet e demokracisë që po dhunohet.
Kohë nuk ka më asnjë sekondë, për t’u perballur me të keqen që sot ka emrin Edvin Rama! 

20 shkurt 2019

Fotografia e Bislim Ahmetaj

Please follow and like us: