Albspirit

Media/News/Publishing

Diktaturat në Shqipëri kanë qënë gjithnjë te sukseshme, sepse “ata dhe këta “e bën lëmsh atdheun tonë të dashur

Xhoi Jakaj

 

Me 20 shkurt të vitit 1991, në pamje të parë, shqiptarët ishin të lumtur se shpëtuan nga varfëria, pasi u rrezua diktatura dhe lindi shpresa me ardhjen e demokracisë, ama të gjithë bashkë që ishin dhe janë në pushtet sa njeri-tjetri prej 29 vitesh e bënë të pajetueshëm këtë vend me politikat e tyre të zhurmshme duke e hedhur topin sa te njeri te tjetri,me zallamahi te gjithfarësoj vetëm për t’u pasuruar, me korrupsionin të zhvilluar në gjitha stadet e shoqërisë, në arsim, shëndetësi, gjykatë, administratë, etj,u zhvillua ideja që nëse nuk je i korruptuar e pamundur të mbijetosh në politikë dhe u hodhën të gjithë që të shqyejnë nga një gjë ku të munden e pastaj të blejnë me cdo kusht vendin e deputetit, apo drejtuesit.

Nëse kthen kokën prapa në historinë 29 vjecare nga 1991 e sot, varfëria ka mbetur po aty, thjesht kanë ndërtuar të ardhurit ca shtëpi me paratë e femijëve që morën rrugët e botës e lanë prindërit në vetmi, por edhe ato shtëpi shumica akoma i kanë të palegalizuara e sot kanë mundësi shtetarët t’u dërgojnë fadromat dhe t’i akuzojnë ‘pse ndërtuat pa leje’, a thua se nuk ishin po “ata e keta” aty në pushtet dhe me këtë popull u luajt si mos më keq duke i lejuar lëvizjet e lira pa një studim të hollësishem urbanistik, e pas një kalvari të tërë vuajtjesh për t’u integruar, sot gjenden po në varfëri edhe pa shtëpi, pa punë dhe pa të ardhme, pa sistemuar fëmijët që i arsimuan me një mijë e njëqind halle.

Kam dhënë mësim shumë vite e sot studentët e mi i gjej shpesh të shërbejnë si banakierë, kamarierë, shitës, në call center; nuk është turp të punosh gjatë kohës që studion, përkundrazi, por kur mbaron një universitet me sakrifica minumumi ato ide duhet t’i vësh ne zbatim të vendit, familjes dhe vetes.

Të rinj pa perspektivë që u mbetet e vetme alternativa e braktisjes se profesionit dhe vendit tyre… Popull shpresëhumbur në varfëri dhe mjerim… A do zgjidhen këto halle të shqiptarëve nga protestat në vazhdim apo dorëzimi i mandateve?!

Please follow and like us: