Ilir Levonja: Mirëmëngjes shoqëri e protestave!
1) Mirëmëngjes popull opozitar…shikoni sa e madhe është demagogjia. Sidomos kur flasin studiove që mbahen me taksat tuaja ca si Taulant Balla. Vështrojeni si thotë, pak a shumë kështu, që, unë (Taulanti) besoj se brenda PD-së akoma ka njerëz të përgjegjshëm që kurrë nuk do ta vendosin PD-në, në kah të kundërt me SHBA…
Sa demagogji aq dhe hipokrizi, sepse Taulanti nuk i tha këto kur shefi i tij, në prillin e 2016-tës, e konsideronte si kërcënim për Amerikën nëse Donald Trump do të zgjidhej president i saj. Atë kohë Dinald Trump kandidonte përballë Hillary Clinton dhe duke qënë në mes ajo euforia shqiptare mbi favorin, se kush e ndihmoi më shumë Kosovën, Billi apo George Bush etj., kujt i detyrohen më shumë shqiptarët, shefi i qeverisë duke dashur të tregohej ca edhe socialist i thekur, nxitoi të bënte atë deklaratë tërësisht të pa pjekur. Aq sa edhe një gazetë e opozitare e Donald Trumpit, si The New York Times, se marrëdhëniet e Amerikës me Shqipërinë do kërcënoheshin vërtetë nga zgjedhja e tij.
Nuk e di se cilët kanë qënë ata majtistë që e këshilluan shefin e qeverisë shqiptare të shprehej ashtu, por nëse do i referohemi kalendave kohore, deklarata të tilla janë njësoj si ato nga koha e bllokadave. Kjo mund të ketë qënë dhe ndonjë lloj plani duke dashur të bënin një suport majtist kandidates demokrate, megjithëse e majta shqiptare nuk ka asgjë të përbashkët me të majtën amerikane. Këtë ua vulosim ne djemtë tuaj që jetojmë e punojmë me dekada këtej. Ashtu sikundër mund tua themi këtë gjë edhe për të djathtët.
Nëse Edi Rama e ka bërë me kokë të vetë, ka dashur të risjell kohën kur bënte pjesë tek ata djemtë snobistë që u nxirrnin kallpin plagjiaturës staliniste të baballarëve bllokmenë. Këtë e bënin jo se u dhimbsej vendi apo viktimat e luftës së klasave, por e quanin modë dhe çfarë nuk do të jepnin për të qënë në qendër të vëmendjes së moshatarëve. Dhe nuk mbeti vetëm The New York Times, por plot gazeta me emër…, çe pyet e tha Edi Rama. Atëherë Taulanti nuk u tha socialisteve se shefi po e vinte kundër Amerikës. Se në fund të fundit, Amerika i respekton deri më një kandidatët dhe as nuk e disktuton verdiktin social. Me gjithë kërcënimin Rama dhe rilandasve të tjerë, shumica amerikane e zgjodhi Donald Trumpin si presidentin e 45 të saj, detyrë të cilën ai e mban edhe sot. Dhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Amerikës nuk janë lëkundur aspak, por gëzojnë një shëndet të mrekullueshëm.
2) Mirëmëngjes shoqëri opozitare…, mos e humbni kohën të dëgjoni këta demagogë si ky që thotë se ka akoma demokratë të vërtetë që nuk do na armiqësojnë me Amerikën.
Dhe harron ky filo proletar, që na ndau për pesëdhjetë vjetë nga Amerika. Në i bënë gogol për pesëdhjetë vjetë Amerikën. Se ky e di mirë që ka plot dhe po të ishte për ata mandatet ishin djegur me kohë. Sepse demokratët e vërtetë njohin sfidat e mëdha politike, jo me ma lagu e ta laga. Zyrat a kancelaritë, qofshin këto ambasada a nga ata të këshillit europian atë punë kanë. Mirëpo mos harroni , sidomos ti Taulant, se paralelisht me kundërshtitë ata janë mirë informuar mbi çfarë? Mbi gjithçka…, drogën, kapitalin e krimit në kuvend, pastrimin e parave, korrupsionin apo vjedhjen e votës. Janë një sërë përgjimesh që po publikohen nga Zëri i Amerikës, si fakte të pakundërshtueshme. Në një postim të fundit në Twitter Donald Trump suporton publikisht opozitën venezualiane pikërisht për shkak të vjedhjes së votës, grumbullimit të pushtetit në one man rule etj., tipare që po shfaqen edhe në Shqipërinë demagogjike të Edi Ramës dhe Taulant Ballës. Në Shqipërinë e Gramoz Ruçit, i fundit i mohikanëve komunistë që sot drejton kuvendin e shqiptarëve. Të asaj Shqipërie që akoma nuk ka kërkuar ndjesë publike për viktimat e luftës së klasave dhe diktaturës së proletariatit. Që nuk ka hapur dosjet e sigurimit të shtetit. Që në raport me popullsinë ka një numër të lartë spiunësh aq sa zor ta çosh në mëndje Por katërçipërisht në kundërshtim me liritë themelore të demokracisë provon një ish ministër të punëve të brendshme si kryekuvendar. Mos harroni se atyre listave non grata do u shtohen emra të tjerë. Kancelaritë le të bëjnë punën e tyre, ju ndiqni frymëzimin. E ka të domsodshme Shqipëria qarkullimin, përtëritjen. Ndaj rrihni bulevardin me këmbë se nuk kanë shkelur kushtetutën atë që mbajnë në burg për protestë. Nuk kanë dëmtuar pronën publike, jo, jo aspak. Është mender një qime b…përpara konçesioneve pafund, tenderime pa fund, gërrëvërreve pa fund etj. Vendi ka nevojë për një lider që i përulet ekzistencës së njeriut të tij, qoftë ky i varfër a i pasur. Ka nevojë për një njeri që rrezaton virtytet tona, jo atë a cilindo tjetër që përdorë fjalor me të më hash atë që s’thuhet.