Albspirit

Media/News/Publishing

Shkarkime në burgun e Drenovës, liruan të fortin e Tiranës

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka njoftuar nëpërmjet një deklarate për mediat se është pezulluar nga detyra drejtori i Burgut të Drenovës, një përgjegjës sektori si edhe dy punonjës të tjerë të këtij institucioni.

Ata janë pezulluar me motivacionin “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim të dokumentave” në lidhje me raportin për lirimin e të dënuarit me burgim të përjetshëm, Gert Gjinarari.

Gjonaj gjithashtu tha se i është drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe inspektoratit për të kërkuar nisjen e procedimit disiplinor për gjyqtarin, pasi thotë se vendimi për lirimin e Gjinararit është dhënë në kundërshtim me kriteret ligjore dhe kërkesat e Kodit Penal.

Please follow and like us: