Albspirit

Media/News/Publishing

Historia e panjohur e princeshës iraniane

Emri i saj është Zahra Khanom Tadj es-Saltaneh dhe ajo ishte princeshë iraniane. Princesha ka qenë e martuar me Amir Hussein Khan Shoja’al Saltaneh me të cilin kishte katër fëmijë. Vajzat e saj konsideroheshin si gratë më të bukura dhe se kishin trashëguar tiparet e nënës së tyre. Fatkeqësisht, ndryshimi i interesave, çoi në divorc, diçka shumë e çuditshme për kohën dhe diçka e papranueshme për kulturën dhe besimin e iranianëve. Princesha ishte një grua revolucionare që luftonte pa u ndalur për të drejtat e grave. Shumë e konsideronin si “feministe”. Ajo ishte shkrimtare, piktore, intelektuale dhe aktiviste që organizonte mbrëmje literature një herë në javë. Thuhet se Zahra ishte gruaja e parë që hoqi hijabin (veshjen e mbuluar) në gjyq dhe veshi rroba të stilit perëndimor. Sipas të dhënave historike, princesha vdiq në vitin 1936 në rrethana të panjohura deri më tani. Thuhet se trupi i saj prehet në varrezat Zahir-OD Dowleh në Tajrish. Në çdo rast, kjo grua ka thyer të gjithë stereotipat ekzistues të bukurisë. Si fotografitë e saj edhe historia e jetës së saj, vazhdojnë t’i bëjnë kureshtarë të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale.

Please follow and like us: