Albspirit

Media/News/Publishing

Andi Bejtja për Alfred Pezën dhe Lorenc Vangjelin: Më lini të flas se më çatë by***n

Gazetari Andi Bejtja ka shpërthyer në nervozizëm mbrëmjen e djeshme në “Opinion”, ku i është drejtuar kolegëve të panelit që ta lënë të flasë me fjalët “na çatë b**ën!”.

Shkak është bërë ndërprerja e shpeshtë që i kanë bërë panelistët përgjatë fjalës që ai po mbante. Bejtja ka përplasur shishen e ujit ndërkohë që u është drejtuar  gazetarëve Vangjeli, Alfred Peza dhe Iris Luarasit me shprehjen “Nuk ndërpreva njeri.. Më lini të flas se më çat b…ythën”. Bejtja po fliste ndërkohë për djegien e mandateve dhe çfarë do të ndodhë më tej në skenën politike shqiptare.

Ndërkohë që gazetari Armand Shkullaku i përmendi Alfred Pezës programin me pesë pika të Peqinit në kohën kur i ky i fundit kandidonte si deputet i PS-së dhe ndërkohë që premtonte që do ta bënte Shkumbinin e Peqinit si ekipi i Lacios.

Please follow and like us: