Albspirit

Media/News/Publishing

Basha informon përfaqësues të PPE: Situata shqetësuese në Shqipëri

Kryedemokrati Basha ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Partisë Popullore Europiane në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së.

Takimi është njoftuar nga vetë PPE përmes një postimi në twitter ku edhe ka shpërndarë foto të bisedës me kryedemokratin Basha.

Kishim një ftuar special, Lulzim Bashën, i cili na raportoi për situatën shqetësuese në Shqipëri, protestat kundër qeverisë socialiste, korrupsioni, trafikimit të drogës dhe zhvillimeve jodemokratike” – thuhet në postim.

Takimi vjen një ditë pas dorëzimit të mandatit të deputetit e protestës së opozitës së bashkuar para Parlamentit, kundër qeverisë Rama.

Please follow and like us: