Vargje poetike nga Mimoza Pulaj (shqip-italisht)
Intuita
Nuk pyet.
Gjithçkaje mund t’i përgjigjet.
Pa lakimë. Me zemër.
Nëse krahët zgjat,
sa buzën e shpirtit të të prekin,
mund të fluturosh.
Kokëfortë si ëndrra.
Mos ki frikë!
I vetmi që mund të të rrëzojë… është vetja.
Ndiqe, i pëlqen sfida.
Magji. Grua.
L’Intuizione
Non fa domande.
Ad ogni cosa può rispondere.
Diretta. Con cuore.
Se allunga le braccia
fino a sfiorarti
l’orlo dell’anima
puoi volare.
Testarda come un sogno.
Non avere paura!
L’unico che può farti cadere… è te stesso.
Seguila.Le piace la sfida.
Magia. Donna.
Lakmia e të pangopurve
E pathyeshme.
Pa kohë, shtëpinë luksoze
ndërtuar ka
ky djall i zi. Këtu.
Mijëra gjethe
ëndrra mbuluar,
nga limfa ndan
me duart e saj: të ftohta, të ngrohta.
E mizore në hon i flak.
Në hijen e botës-gënjeshtër buzëqeshëse.
Fajtore.
Dhembjen pi e deri në lotin e fundit qaj
ti, jetëvuajtur, poezi!
Derisa në sytë e tua të errëta,
zemra e hënës ëmbëlsisht
të zbresë.
Brama immensa
Trionfatore.
Senza tempo la casa di lusso
ha costruito
questo diavolo nero. Qui.
Mille foglie,
sogni coperti
dalla linfa separono
le sue mani: calde, fredde.
E crudele nell’abisso le getta. Colpevole.
Nell’ombra del mondo falsità ridente.
Bevi dolore tu, poesia vita tormentata!
Fino all’ultima lacrima piangi!
Fin quando
dai tuoi occhi di buio
dolcemente
scenderà
il cuore della luna.
Fuqi e sëmurë
Drejt saj në ngjitje:
ulërima ujqish,
tinguj, ngjyra,
mijëra gjethe të pyllit.
I madh si Hëna, syri i saj…buzëqesh. Djallëzisht.
E në rast se, në emër të kohës,
do i kujtojë
se duhet dhe të zbresin,
do t’i baltosin gojën…
Zotit,me zë të mbytur t’i lutet.
Që të thonë: nga sëmundja e saj vdiq.
Më lart se ajo,
akoma më i madh një sy,
dhëmbët e tyre të balenës shndrit.
Potere malato
In salita verso di lui:
ululati di lupi,
suoni,colori,
migliaia di foglie della foresta.
Grande come la Luna, il suo occhio sorride.
Perfidamente.
E se nel nome del tempo
gli fa ricordare
che devono anche scendere,
gli metteranno fango nella bocca…
Con soffocata voce preghi a Dio.
Che dicano:è morto dalla sua malatia.
Più in alto,
un occhio ancora più grande
i loro denti di balena ,illumina.