Nora Malaj: Dimri i vetmisë së madhe për qeverinë!
Dimri i vetmisë së madhe për qeverinë! Të vërtetat e hidhura i tregoi mbrëmë RAI 2 Italian. Me zë, figurë dhe filmim treguan qartë se çfarë ndodhi në Shijak me Iglin, gjatë fushatës së 2017 për blerjen e votave në interes të PS. Në reportazhin e treguar te ky “kazan ndërkombëtar mediatik” rasti nuk është sporadikë, po një rast kriminal ku tregohet lidhja e drogën, armët, lidhjet me shitblerjen e votës. Ndaj vidhen armët në magazinat e Ministrisë së Brendshme ditën për diell, e askush nuk tregon, se duhet të funksinojë shitblerja e tyre përtej vendit, ndaj vazhdon të funksionojë kultivimi i narkotikëve, se duhen para, se paratë duhet për blerjen e votës. “Alle ultime slezione è successo cosi? Si, come succederà anche alle prosime”. Dhe ashtu siç thotë trafikanti Igi, që jeton në Shijak: “Po, do të ndodh e njëjta gjë edhe në zgjedhjet e ardhshme”. Tashmë është mëse e qartë skema sesi do të funksiojë nga PS. Kjo ishte arsyeja pse në 16 shkurt Garda përdori Lëndet Helmuese Luftarake për të helmuar popullin dhe për të ndaluar revoltën popullore. Pasi e drogoi, e kanabizoi, e largoi nga vendi, përdori dhe helmin që t’i mbyll gojën popullit. Kush prej shqiptarëve e pranon këtë?! Kjo është drama që po luhet në kurrizin e këtij populli, i cili po kalon kalvarin më të gjatë të trazicionit të tejzgjatur, për interesa të narkoshtetit . Qeveria sot është në ditën e saj të hallit më të madh. As moti nuk e ndihmon. Rrishtazi i solli borën për t’i treguar se ky është ‘Dimri i vetmisë së madhe’ për të. Dhe Zoti e natyra e ka braktisur! Askush nuk i do dhe nuk i bekon trafikantë e armëve e drograve që duan të vrasin, largojnë e helmojnë vendin e tyre! Sot nuk po flasim më ne, sot po flet e gjithë bota dhe të gjitha mediat prestigjoze që nuk janë “kazan ndërkombëtar” po e vërteta e treguar lakuriq, me zë e figurë!
Ra kjo borë e zbardhi ca të vërteta!