Video/Vokshi- Spiropalit: Të ka hyrë frika në palcë, drejtësia nuk harron
Albana Vokshi ka një përgjigje për deklaratat e pandërprera të Elisa Spiropalit e cila komenton herë pas herë vendimin e opozitës për të djegur mandatet. Në reagimin e saj Vokshi shkruan se askush nga deputetët pa mandat sot të opozitës nuk ka frikë nga drejtësia, pasi frikë kanë vetëm ata që kanë vjedhur, si Elisa dhe eprori i saj Rama.
Postimi i Albana Vokshit
Ne kemi hequr dorë nga mandatet tona, jemi si cdo qyetatar, pa asnjë imunitet dhe nuk kemi frike nga shërbëtorët e Ramë në drejtesi. Por Elisa Spiropalit frika i ka hyrë në palcë sepse është kapur duke vjedhur nga fondet publike 550 milionë lekë bashkë me familje e farefis. Hajdutja e doganave që reciton fjalimet e Edi Ramës, do të shkojë shumë shpejt para drejtësisë. Dhe bën mirë që ka frikë! Pushteti i blerë me dhe nga krimi, i ka ditë e numëruara! Nuk ka shpëtim për Elisën e të ngjashmit e saj në maxhorancë që me babëzinë e tyre të pakufishme, përzunë shqiptarët nga vendi dhe vranë shpresën. Drejtësia vonon por nuk harron!!