Albspirit

Media/News/Publishing

Albina Deda Gjoci: Një tmerr i vërtetë që demaskon fytyrën anti-njerëzore të shtetit!

 

Është vërtetë jo vetëm një gjest anti-human, por një përgjegjësi e rëndë e shtetit, pushtetit dhe organeve ligjzbatuese rasti i sotëm në fshatin Fierzë të Pukës.

Sipas informacionit të gazetarit lokal Armir Mehaj, elektricisti Prend Ceca që nga ora 15.00 gjendet i pajetë në shtyllën e tensionit të lartë!

Asnjë masë nuk është marrë për 4 orë e 30 minuta.

Kjo është antinjerëzore dhe kompromenton rëndë paradën mashtruese të Edi Ramës dhe levave të tij para dy ditësh në Pukë.

Përgjegjësit duhet të ndëshkohen rëndë dhe të përgjigjen për indiferentizmin ndaj një jetë njerëzore.

Turp është pak për këtë shtet të papërgjegjshëm që po mbjell shpirtin anti-human.

Ngushëllimet e mia, familjes Ceca.

Zoti ju dhëntë forcë!

Please follow and like us: