Albspirit

Media/News/Publishing

Çudia britanike: edhe dalin nga Europa, edhe zgjedhin europarlmentarët e rinj

“Ironia e historisë”. Kështu e cilëson “Ilsole24ore” atë që mund të ndodhë më zgjedhjet për Parlamentin Europian. Nuk mund të përjashtohet mundësia që britanikët, ndërsa janë duke dalë nga Bashkimi Europian, të duhet të votojnë për përfaqësuesit e tyre në zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Europian.

Gjithnjë e më shumë po shkon drejt konfirmimin hipoteza se mund të ketë një shtyrje disamujore të daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian si rrjedhojë e mungesës së një marrëveshje zyrtare mes Londrës dhe Brukselit. Opsioni më i mundshëm është ai i shtyrjes me 3 muaj.

Por kjo shtyrje mund t’i detyronte qytetarët britanikë që të marrin pjesë në procesin zgjedhor të parashikuar në mesin e këtij viti  e madje të votojnë për përfaqësuesit e tyre në këtë parlament.

Please follow and like us: