Albspirit

Media/News/Publishing

Ina Arapi: In memoriam Arben Xoxa!

Dhimbje e madhe për mua sot. Është ndarë nga jeta Arben Xoxa, djali i shkrimtarit të shquar Jakov Xoxa. Jemi rritur në të njëjtin oborr te Pallatet ‘Agimi’. Ishim kushërinj nga nënat, të largët, por na bashkonte një dashuri e jashtëzakonshme. Gjyshja ime Andromaqi e respektonte dhe e donte shumë familjen e burrit, prej së cilës rridhte dhe teta Dhurata, nëna e Benit. Ajo bashkë me xhaxhi Jakovin kishin qenë studentë në Sofje bashkë me Fatosin. Beni e trashëgoi si askush nga ne fisnikërinë dhe edukatën e përkryer të familjes Tako. U takuam për herë të fundit kur pritëm ngushëllime për vdekjen e tim eti dhe u gëzova shumë se kisha kohë pa e parë.

U prehsh në paqe Beni, do mbetesh përgjithmonë në zëmrat tona si modeli i njeriut të përkryer!

 

Arben Xoxa lindi në Tiranë më 1 maj 1952, djali i Dhurata dhe Jakov Xoxa. Studioi gjuhë-letërsi dhe u specializua si kritik arti, gjithmonë me rezultate të shkëlqyera. Më pas punoi për shumë vite si pedagog në Universitetin e Tiranës, drejtues në Ministrinë e Arsimit, Akademinë e Shkencave, RTSH dhe më pas prej vitit 1996 si Drejtor i Shtëpisë Botuese Enciklopedike, duke i qëndruar pranë dashurisë së tij më të madhe profesionale, librave. Që në rini e deri vonë ishte i angazhuar në shtypin vendas dhe të huaj, duke botuar qindra shkrime dhe studime, dhe i mirënjohur si një prej personaliteteve të spikatura të mendimit kritik shqiptar. Gjithmonë patriot, gjatë viteve të fundit u tërhoq nga shtypi dhe iu përkushtua botimit të veprave ndriçuese mbi historinë dhe çështjen shqiptare.  Homazhet do te zhvillohen te henen ora 10.00 prane Akademise se Shkencave tek Biblioteka!

Please follow and like us: