Albspirit

Media/News/Publishing

Ukrainasja me origjinë shqiptare prezanton sfilatën me veshje tradicionale

Fëmijët shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar promovojnë veshjet tradicionale shqiptare.

Kohë më parë në Britani u zhvillua një veprimtari ku kostumet me të cilat u prezantuan fëmijët ishin punime të stilistes së njohur Mirabelle Supure, pjesë e komunitetit shqiptar në Ukrainë.

Për herë të parë në vitin 2008 stilistja nga Ukraina, Mirabelle Supure (me origjinë shqiptare) mori pjesë në javën e modës Albania Fashion Week. Aty ajo përfaqësoi denjësisht shqiptarët e Ukrainës.

Po ashtu Mirabelle përfaqësoi komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar me një sfilatë mode për bashkatdhetarët e vegjël. Fëmijët kishin veshur kostume popullore tradicionale dhe moderne. Ishte një mbrëmje shumë e këndshme që u transmetua edhe nga televizioni AlbUK.

Please follow and like us: