Tronditet kisha, nëna e 6 fëmijëve bënte seks me të dashurin 14-vjeçar të vajzës
Jamie Tice është nënë e gjashtë fëmijëve nga Tennessee, SHBA. Ajo është dënuar me 10 vite burg, pasi ka bërë seks me një djalë vetëm 14 vjeç. Ky ka qenë edhe i dashuri i njërës prej vajzave të saj. Gruaja akuzohet se ka kryer mbi 50 herë marrëdhënie seksuale me adoleshentin, për afro një vit rresht, nga 2016 deri në 2017. Jamie u shpall fajtore dhe u dënua për abuzim me të mitur. Ndonëse djali pohoi se bëhej fjalë për marrëdhënie të dakordësuara, për shkak të moshës së tij, gruaja përfundoi në gjykatë.
