Albspirit

Media/News/Publishing

Pranvera Skana, një diplomate jo si të tjerat

Pranvera Skana punon si konsulle në Londër dhe këshilltare për median dhe Diasporën. Prej disa kohësh jeta e saj është mes Londrës dhe Tiranës dhe udhëton drejt Shqipërisë sa herë ka mundësi.  Ajo ka mbaruar studimet në Londër për Shkenca Komunikimi dhe përveç punës si konsullë në ambasadën shqiptarë në Londër, ajo po merret dhe me kurse e trajnime.

Në një intervistë në emisionin “My living” në Vizion Plus, Pranvera ka treguar për jetën e saj në Londër si dhe për punën që bën.

Puna si konsull sidomos ajo e fokusuar te çështjet e diasporës është një  përgjegjësi shumë e madhe. Shpesh miqtë më  pyesin çfarë  lidhje ke me diplomacinë. Por në  ditët e sotme diplomacia nuk ka asgjë me shumë sesa komunikimin. Një mesazh, një komunikim, një lobim, një ndërmjetësim. Ndërsa pjesa e diasporës është kënaqësi e jashtëzakonshme, sidomos kur i sheh shqiptarët të  asimiluar dhe të  angazhuar atje në  mënyra të jashtëzakonshme. Gjenerata e dytë e shqiptareve është intreguar në mënyrë të jashtëzakonshme. Në City of London punojnë mbi 1500 të  rinj shqiptarë në sipërmarrje si  JP Morgam apo PËC, nga më të mirat në botë. Të gjithë  pra në sipërmarrje shumë të mëdha.  Në  fund të  ditës ata janë  ambasadorët e vërtetë  të  Shqipërisë. Kështu që  kjo është  puna ime ndërmjet medias dhe diasporës. Një  tjetër detaj janë  universitet apo numri i shqiptarëve që  shkollohen në  shkollat më  të  mira si Oxford, janë 2500 studentë  shqiptarë që shkëlqejnë. E njëjta vlen dhe për lektorët shqiptarë  që  japim mësim, për profesorët si  në London School of Economics. Pastaj nuk dua të hyj te pjesa artistike, për të thënë se si  shkëlqejnë ata në  Britaninë  e Madhe”, tregon Skana në fillim të emisionit.

Skana, veçon një moment të rëndësishëm gjatë punës së saj, takimin me mbretëreshën Elisabeta II, ku thekson se ky takim ishte planifikuar prej muajsh dhe kishin mësuar çdo gjë që kërkonte protokolli mbretëror:
“Në  nëntor të viti 2016, kur Ambasadori dhe stafi ynë shkuam për të  prezantuar kredencialet në  oborrin mbretëror dhe kam dëshirë të kujtoj disa detaje që departamenti i protokollit me javë të  tëra na ka mësuar se si duhet të  takojmë dhe si duhet të  sillemi në  momentin e vizitës apo çfarë  duhet të vishnim. Psh ishte kategorike që  duhet të  vishnim doreza dhe kapelet, nuk duhet të përdornim ngjyrë blu, të zezë dhe të bardhë, të përmbajtur në ‘make up’ dhe në forma të tjera. Ata erdhën na morën me  kuaj dhe në shumë rrugë të Londrës, ishte ndalur trafiku. U ndjemë si Royal Family, ndonëse dhe nuk lejohej që të bënim foto. Mbretëresha u impresionua shumë nga barazia gjinore që Ambasada jonë  përfaqësonte”.

Gjatë  këtyre 6 viteve në  Londër,  Skana ka marrë dhe sjellje londineze.
“Londra më  ka bërë  të  ndjejë kënaqësi te gjërat më  të  vogla, si një  ecje e shkujdesur  në  park”.

Pranvera Skana, një nga folëset e para në Top Albania Radio, ka treguar po ashtu se Londra është vendi i paradokseve dhe që njerëzit me pushtet janë të thjeshtë dhe me këmbë në tokë. Prandaj sjell në vëmendje një moment shumë interesant, me të cilin është njohur shtypi britanik.

“Më ka ndodhur një  herë  duke ikur në  punë, në tram dhe u ballafaqova më  një  zotë ri që më  pyeti nëse do ulesha. Unë nuk do të ulesha sepse do të zbrisja.Zotëria ulet, ishte i veshur shumë mirë , dhe  hap çantën e shpinës që  mbante me vete dhe merr një sallatë, që  e përfundon dhe e vendos përse ri në çantë. Pas kësaj zotëria merr një mollë  e fshin te xhaketa i jep një kafshatë  e mbështjell dhe e vendos përsëri në çantë . Unë po shihja personazhin dhe po mundoja të  kuptoja veprimet e tij, sepse dukej një  person shumë fisnik. Të  nesërmen i gjithë shtypi britanik fliste për këtë  personazh i cili ishte gurvernatori i Bankës së  Anglisë. Pra Londra është  vendi i paradokseve, që  të ballafaqon më  këtë lloj prakticiteti dhe komoditeti”, rrëfehet ajo./living.al/

Please follow and like us: